04,05,2024

Pasi ta lexoni këtë, ju çdo ditë do pini lëng të turshive

Must Read

Lëngu i turshive është shumë i mirë për shëndetin e sidomos për personat me aktivitet të lartë fizik dhe ata që kanë vendosur të bien në peshë me stërvitje.

Deri para pak kohësh, ekspertët supozonin se lëngu i turshisë ndihmonte tek ngërçet dhe dhimbjet e muskujve. Dhe rezultoi që ata kishin të drejtë. Më poshtë gjeni disa nga  vlerat shëndetësore të lëngut të turshive.

1. Qetëson muskujtNjë studim i publikuar në Revistën Medicine Science zbuloi që meshkujt e dehidratuar vuajnë më pak nga dhimbjet muskulare pasi kishin pirë lëng turshie. Për të arritur efektin e dëshiruar, mjafton pak më shumë se gjysma e një filxhani me lëng turshie.

2. Ndihmon me dehidratiminShumë njerëz janë të mendimit që uji është lëngu më i favorshëm për tu hidratuar pas stërvitjes. Kjo është pjesërisht e vërtetë. Uji me të vërtetë të bën mirë, nesë jeni stërvitur për një orë ose pak më shumë. Por nëse stërviteni për orë të tëra ose në temperatura të ngrohta nuk ka më mirë se lëngu i turshisë. Ky lëng është i pasur me natrium dhe kalium dhe përshpejton hidratimin. Natriumi dhe kaliumi janë elektrolite nivelet e të cilave bien gjatë djersitjes. Lëngu i turshisë përmban shumë elektrolite të tilla. Pas një djersitjeje afatgjatë ky lëng e ndihmon trupin të rikthejë shpejt nivelet e elektroliteve të nevojshme.

3. Është lëng pa yndyrë që të vjen në ndihmëNëse po përpiqeni të humbisni peshë, atëherë me siguri do të qëndroni larg pijeve me shumë kalori. Gjatë stërvitjes është më mirë të pini lëng turshie se sa pije të tjera kalorike që mund të jenë të shijshme, por nuk kanë të njëjtin efekt në marrjen e elektroliteve apo zbutjen e dhimbjeve muskulare.

4. Përmban plot antioksidantëLëngu i turshive ka sasi të larta vitamine C dhe E që janë edhe antioksidantë të shkëlqyer. Antioksidantët e mbrojnë organizmin nga molekulat e dëmshme, ose që njihen ndryshe radikalet e lira. Secili prej nesh është i ekspozuar ndaj radikaleve të lira, ndaj një dietë e pasur me antioksidantë është gjithmonë nj ide e mirë. Gjithashtu vitaminat C dhe E forcojnë sistemin imunitar dhe luajnë rol fantastik për organizmin, shkruan portalb.

5. Ndihmon në rënien e nivelit të sheqerit në gjakNjë studim i publikuar në revistën për Kërkimet Shkencore për Diabetin të cilit i referohet AgroWeb.org, hodhi më shumë dritë mbi të mirat që vijnë nga konsumi i dozave të vogla të uthullës përpara vakteve. Studimi tregoi se uthulla ndihmonte në rregullimin e nivelit të sheqerit në gjak pas vakteve, tek njerëzit që vuanin nga diabeti i tipit 2. Sa më i ekuilibruar të jetë niveli i sheqernave aq më të shëndetshëm mund të jeni.

 

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Zhduket një vajzë e mitur në Ferizaj

Policia e Kosovës ka njoftuar se është zhdukur një vajzë e mitur në Ferizaj. Sipas policisë, babi ka raportuar se...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img