27,07,2024

Pasi ia “masakroi” veshin, ylli i Spanjës befason Lenjanin (FOTO)

Must Read

Edhe pse u mundua shumë në pjesën e parë të bëjë depërtime, në minutën e fundit Lenjani pësoi një lëndim në vesh.

Në fakt ishte minuta e 45-të e takimit, kur pas një dyluftimi për top me Thiago Alcantaran, spanjolli e goditi me bërryl në vesh për t’i shkaktuar lëndime të rënda. Veshi i Lenjanit është qarë dhe është operuar pastaj nga mjekët shqiptarë në spitalin amerikan në Tiranë.

E pas këtij lëndimi të tmerrshëm, Ermiri do të duhet të mbetet 15 ditë jashtë fushave të blerta. Por mesfushori i Bayern Munichut është ndier fajtor me të drejtë dhe i ka dërguar një mesazh yllit të Kombëtares shqiptare.

Spanjolli i ka dërguar një mesazh për t’i uruar shërim të shpejtë mesfushorit shqiptar nga Kamenica në rrjetin social ‘Instagram’ dhe Telegrafi e ka siguruar mesazhin në foto.

“Tung Ermir. Më fal për goditjen që ta kam bërë aksidentalisht. Të lutem më fal për këtë. Shpresoj se do të kesh një riaftësim fenomenal. Dhe nëse ke nevojë për ndonjë gjë, thjesht më thuaj. Të dëshiroj më të mirat nga ana ime. Thiago Alcantara”, ka shkruar mesfushori spanjoll në mesazhin drejtuar Lenjanit, që ekskluzivisht e siguroi Telegrafi.

Lenjani pritet t’i rikthehet fushave pas 15 ditëve, ndërsa ai do të jetë gati për Shqipërinë në ndeshje ndaj Izraelit ku kamenicasi është ndër lojtarët kryesor të kuqezinjve.

lenjanii12 lenjani-veshi-1

Parashikoni ndeshje të futbollit dhe fitoni dhjetëra shpërblime, duke përfshirë një iPhone 6S dhe Samsung Galaxy S6. 

.

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Protestohet në Ferizaj, kërkohet lirimi i Blerim Ramadanit

Me protestë gjithëpopullore nën organizimin e Organizatës së Veteranëve të Luftës së UÇK-së në Ferizaj, sot bashkë me familjarë...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img