03,12,2024

Pasi i doli në krah Thaçit, nis ‘hakmarrja’ e LDK-së ndaj Lutës!

Must Read

Deklarata e nënkryetarit të LDK-së, Lutfi Haziri, se nuk është kundër që presidenti Hashim Thaçi t’i udhëheq bisedimet e Kosovës me Serbinë, ka ngjallur pakënaqësi brenda partisë së tij.
Në njërën prej mbledhjeve të sotme të udhëhequra nga Isa Mustafa, me kryetarët e degëve të Lidhjes Demokratike të Kosovës, nuk ishte i ftuar kryetari i Gjilanit, Lutfi Haziri.
Burime të “Indeksonline”, brenda takimit, kanë thënë se arsyeja që Mustafa nuk e ftoi Haizirin ishin deklaratat që ky i fundit i bëri pro Thaçit.
Ndërkohë, pas takimit, gjitha degët e LDK-së kanë dal me qëndrim se procesi i dialogut nuk mund të udhëhiqet nga institucione jolegjitime dhe përtej kompetencave kushtetuese.

“Për Lidhjen Demokratike të Kosovës, partinë që ka projektuar dhe ka themeluar shtetin e Kosovës, secili proces i pakushtëzuar ndaj rendit tonë kushtetues përbën naivitet politik të rrezikshëm dhe është skajshmërisht i dëmshëm për pozicionin ndërkombëtar të Republikës së Kosovës”, thuhet në komunikatë.
Poashtu, partia e Mustafës është shprehur e gatshme që ta udhëheqë këtë proces të rëndësishëm pas legjitimimit qytetarë në zgjedhjet e reja.
“LDK do të punojë në terren për tu përgatitur për zgjedhjet e ardhshme të cilat do të nxjerrin një qeveri legjitime”, citohet ndër të tjera. /Indeksonline/

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Aksident komunikacioni rrugor me fatalitet në Kaçanik

Me datën 29.11.2024 rreth orës 07:30 kemi pranuar një informatë se në rrugën magjistrale Hani Elezit-Kaçanik, tek vendi i...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img