03,07,2025

Pasdite merret vendimi për vizat

Must Read

Komisioni Evropian do të vendos pasditen e sotme për agjendën e së mërkurës kur pritet që Kosova të jetë në rend të ditës.

Mediat e huaja  kanë raportuar se Kosova do të marrë zyrtarisht përgjigjen pozitive sa i përket Liberalizimit të Vizave ditën e mërkurë.

Por ende nuk dihet saktë nëse Kosova do të jetë në agjendë, pasi ajo do të konfirmohet brenda ditës së sotme. Kështu kanë deklaruar për “zeri.info” zyrtar të BE-së.

“Të hënën pasdite ne do ta konfirmojmë agjendën e Komisionit, pasi ajo të finalizohet nga drejtuesit e kabineteve”, thuhet në përgjigjen e zyrës për informim.

Megjithatë në BE e kanë konfirmuar përgjigjen pozitive për vizat.

“Presidenti Juncker është takuar me kryeministrin Isa Mustafa me 27 prill në Bruksel. Ata kanë diskutuar për procesin e mirë që ka bërë Kosova në rrugën e saj drejt  liberalizimit të vizave.  Presidenti Juncker e ka informuar kryeministrin Mustafa për përgjigjen pozitive të Komisionit” thuhet në përgjigjen e zyrës për informim.

Këtë e ka konfrimuar edhe Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Universiteti i Shkencave të Aplikuara në Ferizaj (UShAF) ka hapur sot konkursin për pranimin e studentëve të rinj në nivelin bachelor dhe master për...

Në këtë vit akademik në nivelin bachelor, do të pranohen 420 studentë të rregullt, prej të cilëve 50 vende...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img