Pas përmbysjes në Ligën e Kampionëve, Barcelona rikthehet në La Liga për të vazhduar luftën për titull me Real Madridin.
Trajneri Enrique ka zbuluar listën me 18 lojtarët e ftuar për ndeshjen me La Corunan.
Në këtë ndeshje do të mungoi Neymar si pasojë e lëndimit.
Kujtojmë se Neymar ishte lojtari më i mirë i ndeshjes në fitoren 6-1 te Barcelonës ndaj PSG-së në Ligën e Kampionëve.
Lojtarët që ka ftuar Enrique për ndeshjen me La Corunan: Ter Stegen, Cillessen, Piqué, Rakitic, Sergio, Denis, Arda, A. Iniesta, Suárez, Messi, Mascherano, Paco Alcácer, Jordi Alba, Digne, Sergi Roberto, André Gomes, Umtiti dhe Aleñá./Lajmi.net/