28,11,2024

Pas tetë vjet zvarritjesh, nis puna për ndërtimin e rrethrrotullimit të madh në Prishtinë

Must Read

Ka 8 vjet që ka nisur puna në ndërtimin e rrethrrotullimit kryesor në Prishtinë, por po punohet shumë ngadalë.

I nisur në vitin 2010, shkaku i telasheve me shpronësimet, projekti është zvarritur tej mase, raporton KTV.

Pas një kohe të gjatë, kah mesi i muajit gusht, ka rifilluar puna, pasi është arritur një marrëveshje ndërmjet Komunës së Prishtinës dhe Doganës, për pronën e kësaj të fundit, e cila mbante peng vazhdimin e punimeve.

Megjithatë, problemi i shpronësimit ende nuk është zgjidhur plotësisht.

Një marrëveshje duhet të arrihet edhe me ndërmarrjen “InfraKos”, meqë një pjesë e rrugës ndeshet me hekurudhën.

Në “InfraKos” thonë se janë gatshëm që të gjejnë një zgjidhje me komunarët vetëm nëse nuk cenohet liria e transportit.

Ky rrethrrotullim e lidh magjistralen Prishtinë-Mitrovicë me atë Prishtinë-Ferizaj dhe magjistralen me Fushë Kosovën, e cila rrugë lidh shumë qytete, përfshirë edhe qasjen në autostradën “Ibrahim Rugova”.

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Për tre vjet KRM “Pastërtia” në Ferizaj kursen mbi 600 mijë euro nga rritja e të hyrave

Kompania Rajonale e Mbeturinave “Pastërtia” në Ferizaj gjatë viteve të fundit ka përmirësuar gjendjen financiare derisa ka kursyer nga...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img