28,04,2024

Pas shpalljes së Pavarësisë së Kosovës, respekti më i madh që do i bëhej UÇK-së, do të ishte formimi i Ushtrisë së Kosovës

Must Read

Shkruan : Lulzim Aliu

Për mua, pas shpalljes së Pavarësisë së Kosovës, respekti më i madh që do i bëhej UÇK-së, do të ishte formimi i Ushtrisë së Kosovës.

Në vitin 2013, atëherë kur dashtëm dhe atëherë kur ishte e mundur ta bënim Ushtrinë tonë, Vetëvendosja e Albin Kurtit ishte kundër, ndërsa Lidhjes Demokratike dhe Isa Mustafës i pengonte edhe emri i saj.

Asokohe, sipas tyre, ushtria nuk i duhej shtetit. Ndërsa sot, na shurdhojnë me idenë e bashkimit kombëtar. Na shurdhojnë me “përpjeket” e tyre për ta mbrojtur vendin.

Ata, edhe pas këtij refuzimi, pa fije turpi, vazhdojnë ta quajnë veten institucionalista.

Ata, edhe pas këtij dështimi, pa fije turpi, vazhdojnë ta quajnë veten patriotë e kombëtarë.

Ata, tani, pa fije turpi, kërkojnë mbrojtjen e vendit.

Ata, tani, pa fije turpi, kërkojnë bashkimin kombëtar.

Ata po harrojnë se pa fije turpi, damkosen ata që dikur vërtetë e bënë ushtrinë tonë.

Ata, pa fije turpi, akuzuan ata që dikur vërtetë e bënë edhe luftën.

Ata, pa fije turpi, i shanë e i dënuan ata që dikur e formuan ushtrinë dhe që e bënë luftën.

Ata sot, pa fije turpi, po e “mbrojnë”Ushtrinë Çlirimtare të Kosovës.

Sot, si pasojë e “institucionalizmit” të LDK-së dhe “kombtarizmit” të VV-së, Ushtria e Kosovës nuk mund të bëhet pa lejen e Sërbisë.

Ndërsa, Isa Mustafës nuk i vie turp të jetë kreministër i shtetit që ka mbetur pa ushtri pikërisht për fajin e tij.

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Dy të plagosur në Ferizaj pas të shtënave me armë

Dy persona kanë mbetur të plagosur si pasojë e të shtënave me armë në mesnatë. Rasti ka ndodhur në në...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img