27,04,2024

Pas publikimit të pamjeve, Vetëvendosja kërkon të merren masa ndaj Molliqajt

Must Read

Vetëvendosje ka kërkuar të merren masa ndaj anëtarit të PSD-së, Dardan Molliqaj, pas publikimit të pamjeve të përleshjes fizike mes tij dhe Haki Abazit të VV-së.

VV-ja ka thënë se pamjet tregojnë sulm brutal e se Abazi është sulmuar prapa shpine.

“Të merren masa ndaj dhunuesve e mashtruesve. Pamjet e dala në një portal, tregojnë sulmin brutal ndaj kandidatit për deputet të Lëvizjes Vetëvendosje!, Haki Abazit, nga ana e kandidatit të AAK-së Dardan Molliqaj dhe truprojës së tij Fatos Sahitit. Ky sulm nga ana e dy personave, njëri prej të cilëve shihet duke vënë dorën në brez kërcënueshëm, vërteton atë që kemi thënë prej fillimit. Haki Abazi është sulmuar në mënyrë rrugaçërore, e nga prapa shpine”, thuhet në reagimin e VV-së.

VV-ja ka thënë se këto imazhe “vulosin si njeri të dhunshëm e si mashtrues Dardan Molliqajn”. Kjo parti ka akuzuar edhe Rexhep Hotin e PDK-së për fshehje të vërtetës. VV ka kërkuar nga AAK-ja, partnere e PSD-së, “të dënojë dhunën kriminale të Molliqajt”.

Partia e Albin Kurtit ka thënë po ashtu se është e zhgënjyer nga mosveprimi i Prokurorisë, nga e cila ka kërkuar të marrë masa, e të kërkojë arrestimin e Molliqajt.

“Ne e denoncojmë këtë krim, dhe konsiderojmë se këto imazhe e vulosin si njeri të dhunshëm e si mashtrues Dardan Molliqajn, i cili asokohe mohoi të ketë sulmuar fizikisht. Po ashtu, del se edhe Rexhep Hoti e paska fshehur të vërtetën, meqenëse dukshëm ishte dëshmitar i këtij sulmi. Të dyja partitë duhet të distancohen nga këta kandidatë, AAK duhet të dënojë dhunën kriminale të Molliqajt, e PDK-ja duhet të dënojë mashtrimin publik nga ana e Rexhep Hotit. Në të njëjtën kohë, jemi të zhgënjyer nga mosveprimi i prokurorisë, e cila i ka pasur në dorë këto filmime”, thuhet më tej në reagim të VV-së. “Lëvizja Vetëvendosje! kërkon nga policia e prokuroria të marrin masa tash që e vërteta doli në shesh. Prokuroria duhet të kërkojë arrestimin e Molliqajt, i cili e ka sulmuar një person vetëm pse nuk pajtohet politikisht me të. Njëkohësisht media duhet të mos i japë hapësirë këtyre dhunuesve e mashtruesve flagrantë”.

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Dy të plagosur në Ferizaj pas të shtënave me armë

Dy persona kanë mbetur të plagosur si pasojë e të shtënave me armë në mesnatë. Rasti ka ndodhur në në...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img