29,03,2024

Pas protestës reagon KEDS: Ne nuk e kemi nënshkruar Kontratën Kolektive

Must Read

keds_5594

Federata Sindikale e Pavarur Elektrokosova ka protestuar sot për të kundërshtuar largimin e punëtorëve nga puna në KEDS dhe për të kërkuar zbatimin e Marrëveshjes së Përgjithshme Kolektive të Kosovës, si dhe vazhdimin e mbikëqyrjes së kontratës testuese të privatizimit të KEDS-it, njëkohësisht duke i ruajtur të gjitha vendet e punës.

Lidhur me këtë, zëdhënësi i KEDS – it, Viktor Buzhala, përmes e-mailit ka thënë për KosovaPress se KEDS nuk i ka nënshkruar kontratat kolektive dhe si rrjedhojë nuk mund ta komentojë protestën.

“KEDS po vepron në përputhje të plotë me secilin ligj në Kosovë. Siç edhe u përmend me herët, ne ua kemi vazhduar kontratat pjesës më të madhe të punëtoreve. Ne nuk mund të komentojmë protestën, por edhe ju jeni ne dijeni se KEDS nuk është nënshkruese e Kontratës Kolektive dhe si rrjedhojë nuk është pjesë e saj. Ne ketë drejtim, ne kërkojmë nga Sindikata qe të bashkëpunojë me KEDS-in dhe jemi shumë te lumtur që të gjejmë zgjidhje optimale për secilën çështje”, thuhet në përgjigjen e Buzhalës.

Madje, sipas zëdhënësit Buzhala, punëtorët të cilët kanë kontrata me afat të caktuar janë ftuar nga vetë KEDS-i për t’i vazhduar ato. Ai tha se kompania në vazhdimësi është në kontakt me sindikatën, me qëllim gjetjen e një përfundimi sa më të mirë.

“KEDS ka ftuar ditëve te fundit punëtorët me kontrata me afat të caktuar për të vazhduar kontratat e tyre. Kjo ka ardhur pas një procesi të gjatë të shqyrtimit të nevojave operacionale, përmirësimeve të reja teknologjike dhe ndryshimeve në sistem”, thuhet më tej në përgjigjen e zëdhënësit të KEDS – it

E në anën tjetër, sindikalistët kanë paralajmëruar prapë protestë, në rast se kërkesat e tyre nuk shqyrtohen. /KosovaPress/

 

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Prof. Asoc. Dr. Arbresha Meha sjell inovacion dhe praktika të mira të bashkëpunimit ndërmjet akademisë dhe industrisë nga Austria në Kosovë

Në një kohë kur bashkëpunimi ndërmjet akademisë dhe industrisë po bëhet gjithnjë e më i rëndësishëm për zhvillimin e...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img