02,05,2024

Pas disa vitesh vuajtje me sëmundje vaskulare, qytetari nga Maqedonia gjen shërim në Spitalin Amerikan

Must Read

Një qytetar nga Maqedonia pas shumë vitesh vuajtje e ka gjetur ndihmën në Spitalin Amerikan të Kosovës.

Pacienti nga Lukova vuante nga një sëmundje vaskulare dhe kishte disa vite që nuk mund të ecte. Pasi u drejtua në Spitalin Amerikan për trajtim mjekësor dhe falë ekspertëve që ndodhen në këtë spital, sot pacienti është përmirësuar dukshëm dhe mund të ecë pa problem duke iu rikthyer jetës normale.

Ky pacient nuk është i pari nga vendet e rajonit që ka kërkuar dhe ka gjetur shërim, mirëpo, është për t’u theksuar se pacienti ka shumë vite që vuan nga sëmundjet vaskulare dhe konsultave të njëpasnjëshme në qendrat rajonale por pa sukses.

Te Spitali Amerikan, kirurgët vaskularë zbatojnë procedurat vaskulare bashkëkohore të nivelit evropian dhe falë teknikës dhe ekspertëve vaskularë, rezultatet tregojnë se janë më të mirët në rajon.

Viteve të kaluara, në këtë spital, duke ju falënderuar përvojës së Dr. Elmi Ollurit, kirurg vaskular, gjetën trajtim me sukses edhe qytetarë amerikanë, qytetarë të Serbisë dhe pacientë të cilët janë operuar edhe në klinikat e Maqedonisë.  Teëtilla  operacione në spitalin tonë kanë qenë me rezultat të plotë.

Duhet theksuar se sëmundjet e Aortes dhe sëmundjet e Arterieve të Qafës sipas statistikave tona janë operacione me rezultatet më të mira në rajon. Kirurgët vaskularë punojnë për të rivendosur rrjedhën e gjakut në një zonë të trupit pas traumave apo sëmundjeve të tjera problematike të enëve të gjakut.

Shërbimi i Kirurgjisë Vaskulare në Spitalin Amerikan është specializuar në trajtimin e patologjive të enëve të gjakut.

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Policia rajonale e Ferizajt konfiskon motoçikleta dhe skuter pa dokumentacion të rregullt

Policët e Komunikacionit Rrugor dhe polcicët e stacionit të Ferizajt sot kanë zbatuar planin operativ " Motoçikleta dhe Trotineti...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img