28,11,2024

Pas dështimit të Thaçit, edhe Haradinaj lëviz njëanshëm për të krijuar ushtrinë

Must Read

Kryeministri Haradinaj ka befasuar sot duke aprovuar tre projektligje në Qeverinë e Kosovës për shndërrimin e FSK’së në ushtri të Kosovës. Një iniciativë të ngjashme ku FSK shndërrohet në ushtri pa ndryshime kushtetuese, pra pa votën e serbëve dhe pa bekimin ndërkombëtar, e kishte provuar edhe Presidenti Hashim Thaçi, por kishte dështuar.

Por, Haradinaj  ka thënë se kanë ndodhur konsultime me partnerët duke theksuar se megjithatë disa vendime janë të Kosovës dhe se tani ka ardhur koha për to.

Haradinaj ka thënë se tani i takon Parlamentit të Kosovës që të japë votën për kalimin e ligjit pasi vendi ka pritur më shumë se 20 vjet.

Por duket që me këtë veprim nuk po pajtohet Presidenti Thaci. Ai  është pyetur nëse është në dijeni se koalicioni qeveritar dëshiron të dërgojë në Kuvend Projektligjin për Transformimin e FSK-së. Ai ka thënë se nuk është në dijeni për këtë por ka theksuar se propozimi i tij i para një viti dallon nga rrethanat aktuale. “Kur unë e kam propozuar ka qenë kohë kur e kemi pasë përkrahjen e SHBA-së dhe NATO-s. Tash rrethanat janë ndryshe”, tha Thaçi.

 

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Për tre vjet KRM “Pastërtia” në Ferizaj kursen mbi 600 mijë euro nga rritja e të hyrave

Kompania Rajonale e Mbeturinave “Pastërtia” në Ferizaj gjatë viteve të fundit ka përmirësuar gjendjen financiare derisa ka kursyer nga...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img