19,11,2024

Pas aktakuzës ndaj Thaçit dhe Veselit reagon Agim Aliu: Lufta e UÇK-së dhe uniforma e sajë nuk njeh asnjë njollë e asgjë nuk mund t’ia humb pastërtinë kristale

Must Read

Pas aktakuzës nda Presidentit Thaçi dhe kryetarit të PDK-së Kadri Veseli ka reaguar  kryetari I Ferizajt Agim Aliu, njëherit nënkryetar i PDK-së.

“Lufta e UÇK-së e uniforma e saj që u njomë me gjakun e të rinjve më të dashur të kombit, nuk njeh asnjë njollë e asgjë nuk mund t’ia humb pastërtinë kristale” ka shkruar  Agim Aliu.

“Populli që deshi 21 vjet më parë lirinë, pa në sytë e çlirimtarëve se Kosova pa gjak e pushkë nuk do të çlirohej. Janë pikërisht, kreu i Ushtrisë së Lavdishme Çlirimtare të Kosovës, Presidenti Hashim Thaçi e Kryetari Kadri Veseli,  mijëra luftëtarë të lirisë, dëshmorë e martirë që para se t’i japin lamtumirën kësaj bote, ëndërruan e luftuan për lirinë!

Këtë që përjetuam në kurrizin tonë, në lëkurën e gjithsecilit që vetëm se ishte shqiptarë – u vra, u dëbua, u dhunua, u plaçkit – nuk mund ta ndërroj asnjë proces gjyqësor, as ky i nisur tash nga Gjykata Speciale.

Lufta e UÇK-së e uniforma e saj që u njomë me gjakun e të rinjve më të dashur të kombit, nuk njeh asnjë njollë e asgjë nuk mund t’ia humb pastërtinë kristale.

Me ty President Thaçi, me ty Kryetar Veseli, me ju që Kosovës bashkë me luftëtarët e lirisë, i bëtë ëndrrën shekullore të lirisë, realitet!” ka shkruar Aliu.

https://www.facebook.com/AgimAliuPDK94/posts/3366914593359969
- Advertisement -spot_img
Të fundit

Aksident në Ferizaj, përfshihen tri vetura – lëndohen 5 persona

Pesë persona janë lënduar si pasojë e një aksidenti në mes tri veturave ne Ferizaj. Aksidenti ndodhi në rrugën...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img