03,05,2024

Partitë në Maqedoni zotohen për zgjedhje demokratike

Must Read
Zgjedhjet në Maqedoni, Arkiv

 

“Partitë angazhohen për zgjedhje korrekte dhe demokratike, respektimin e parimeve të demokracisë dhe qeverisjes së mire. Me këto zotime ato i kontribuojnë zhvillimit demokratik dhe ndërtimit të besimit në sistemin zgjedhor në Republikën e Maqedonisë”, theksoi kryetari i Komisionit Shtetëror të Zgjedhjeve, Aleksandar Çiçakovski.

Kryetari i VMRO DPMNE-së, Nikolla Gruevski, është vonuar në këtë akt për rreth gjysmë ore, gjë që ka ngjallur dyshime te disa parti nëse ai është i gatshëm për të respektuar kodin e nënshkruar.

“Asgjë e re. Kodeske të tilla janë nënshkruar edhe më parë, para [do cikli zgjedhor. Partitë asnjëherë nuk e kanë respektuar atë që kanë nënshkruar. Vonesa e Gruevskit dhe mungesa e liderit të BDI-së tregon për qasjen flet për qasjen që ata kanë në këtë proces”, deklaroi zëdhënës i PDSH-së, Luan Tresi.

Në emër të BDI-së, kodin e nënshkroi, nënkryetari Izet Mexhiti.

“Pajtohem plotësisht se përgjegjësia më e madhe i takon partive në pushtet, por pa harruar se në këtë proces duhet të kontribuojnë të gjitha partitë që do të marrin pjesë në këto zgjedhje”, ka deklaruar Mexheti.

Në firmosjen e Kodit morën pjesë ambasadorët e SHBA-së Gjermanisë, Francës, Britanisë së Madhe si dhe përfaqësues të OSBE-së.

Në zgjedhje marrin pjesë 11 parti politike dhe koalicione, të cilat kanë dorëzuar në Komisionin Shtetëror të Zgjedhjeve listat e kandidatëve për deputetë.

Fushata zgjedhore fillon të hënën dhe zgjatë deri më 9 dhjetor kur dhe do të hyjë në fuqi heshtja parazgjedhore.

.

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Dënohet shoferi i autobusit që bëri tejkalim në vijë të plotë në Ferizaj

Nga 3 prilli 2024, në Kosovë ka nisur së zbatuari Ligji i ri për rregullat e trafikut rrugor, i...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img