19,05,2024

Parlamenti i Holandës miraton marrëveshjen për vendosjen e Speciales (Video)

Must Read
160

Léon van Schie, zyrtar për informim pranë Dhomave të Posaqme të Parlamentit të Holandës, i ka thënë TribunaChannel se propozimi është dërguar tek parlamenti në qershor, dhe se gjithçka është e kryer me 22 shtator sa i përket Dhomës së Përfaqësuesve.

Dhoma e Përfaqësuesve është dhoma kryesore e parlamentit në Holanë. Aty bëhet diskutimi i legjislacionit të propozuar dhe rishikimi i veprimeve të Qeverisë. Dhoma e Përfaqësuesve diskuton atë dhe, nëse miratohet nga një shumicë, e dërgon atë për në Senat.

“Propozimi është dërguar tek parlamenti në qershor  e ndjekur nga një procedure e shkruar. Propozimi u pranua nga Parlamenti, pa një debat dhe votim në 22th shtator. Në Dhomën e Përfaqësuesve procedura është e kryer,” është përgjigjur  Léon van Schie.

Por, ratifikimi i plotë i kësaj marrëveshjeje është parakusht për fillimin e aktiviteteve gjyqësore në Holandë.

Këtu është shprehur për TribunaChannel, Avis Benes, shef i informimit public në Dhomat e Specializuara të Kosovës.

.

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Gjobë ndaj personit që bëri tejkalim në vijë të plotë, identifikohet kundërvajtja përmes dronit të policisë

Policia Rajonale e Komunakacionit Rrugor me datën 18.05.2024 rreth orës 16:35, në rrugën magjistrale Ferizaj-Viti, skatësisht në fshatin Gërlicë...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img