01,07,2025

Parashikimi shokues i Thaçit: Pa Demarkacion mbesim pa viza edhe për disa vjet

Must Read

Thaçi në Zona e Debatit në Klan Kosova pohoi se është brenda përgjegjësisë së deputetëve të Kosovës ta votojnë Demarkacionin, rrjedhimisht liberalizimin e vizave.

“Demarkacioni është i drejtë, i saktë, por është politizuar tej mase. Pa demarkacion nuk ndodh liberalizimi vizave”, ka pohuar Thaçi, njofton Klan Kosova.

“Janë tri pengesa; Pengesa e parë është mungesa e serbëve në Kuvend, e dyta; opozita nuk e voton dhe e treta; obligimi partnerëve të koalicionit t‘i gjejnë deputetët, t’i bindin deputetët dhe të votojnë. Tashmë janë shterur debatet, qeveria duhet të procedojë dhe s’ka arsyetim që kjo çështje duhet të votohet”.

Gjithsesi, Thaçi ka ritheksuar se kriteri i Demarkacionit është shumë i padrejtë nga Bashkimi Evropian.

“Mirëpo Bashkimi Evropian e ka futur si kusht në mënyrë të panevojshme. Kritere të dyfishta. Po, kriteri për Demarkacionin është i padrejtë, por rezistenca është naive. Por, e theksoj, është futur, papritur dhe padrejtësisht”.

Presidenti ka treguar edhe për atë se çfarë thonë në BE kur futjen e Demarkacionit si kusht.

“Përgjigja e BE-së ka qenë se mësojmë nga gabimet e mëparshme me anëtarësimin e shteteve të tjera”.

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Pas hyrjes në funksion – si do të vazhdojë trafiku urban në Ferizaj? Detaje nga Drejtori i Shërbimeve Publike

Ferizaj, 1 korrik 2025 – Në një intervistë për FerizajPress, Drejtori i Drejtorisë së Shërbimeve Publike, z. Alberton Sahiti,...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img