20,04,2024

Parashikimi i motit për sot

Must Read

moti-ne-kosove_2973

Pjesa e parë e ditës do të jetë në ndikimin e motit të kthjellët në të gjithë territorin e vendit, por në zonat malore do të ketë herë pas here kalim të vranësirave të lehta.

Edhe pasditja do të vijojë me të njëjtat kushte të qëndrueshme atmosferike duke bërë që kthjellimet dhe vranësirat e lehta e kalimtare të jenë dominuese në vend, ku më të dendura vranësirat do të jenë në ekstremin verior.

Sipas “MeteoAlb”, temperaturat e ajrit nuk do të pësojnë ndryshime në vlerat minimale ndërsa rritje me 2 gradë të temperaturave do të ketë në orët mesditës.

Era do të fryjë e lehtë dhe mesatare si në tokë dhe në det me shpejtësi 25 km/h nga drejtimi jugperëndimor duke bërë që në brigjet e Adriatikut dhe Jonit të gjenerohet dallgëzim 2 ballë.

Kontinenti i Europës do të jetë në ndikimin e masave ajrore të qëndrueshme me origjinë kontinentale, kjo do të bëjë që në pjesën më të madhe të tij të jetë dominues moti i kthjellët dhe vranësirat e lehta e kalimtare.

Konkretisht: me diell do të paraqitet moti për Gadishullin Iberik, gadishulli i Ballkanit si edhe pjesa më e madhe e kontinentit. Ndërsa me vranësira të shpeshta si edhe shira do të jetë moti për Vendet nordike si edhe Europën lindore por shirat do të jenë në sasi te pakta.

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Vrasje e mbetur në tentativë në Ferizaj

Me datën 19.04.2024 në ora 17:47 policia rajonale e Ferizajt ka pranuar një informatë se në udhëkryqin e rrugëve...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img