03,07,2025

Parashikimi i Lubonjës: Në 2017-ën na pret kaosi total, klasa politike është çmendur

Must Read
Fatos Lubonja

Për analistin Fatos Lubonja, 2016-ta ishte një vit zhgënjimi, ndërsa 2017-ta do jetë edhe më i zymtë, “viti i kaosit total”.

Sipas tij, shqiptarët janë varfëruar gjatë 2016-ës dhe duan të braktisin vendin në masë, ndërsa reformat e qeverisë siç shton ai, nuk kanë pasur ndonjë efekt në jetët e tyre.

“Reforma në drejtësi është një reformë në letër, të tilla kemi bërë që nga ‘91 dhe nuk i kemi zbatuar. Problemi ynë më i madh nuk kanë qenë ligjet, por mënyra si i zbatojmë këto ligje. Nuk duhet një reformë në letër por një reformë se si të jemi të gjithë të barabartë përpara ligjit”, tha sot ai në rubrikën “Opinion” në studion e lajmeve në “News24”.

Sipas tij, e keqja më e madhe e shqiptarëve është klasa politike që kemi: “Kemi një klasë politike, rilindësit e famshëm që nuk mendojnë gjë tjetër vetëm si t’ua hedhin këtyre njerëzve. Natë e ditë këtë mendojnë si të mashtrojnë”.

Pikërisht zhgënjimi që ka nga politika e bën të mendojë që edhe 2017-ta nuk do jetë më i mirë;“Nuk mendoj që ka gjasa të jetë më i mirë. Kam frikë se 2017-ta do të jetë viti i kaosit total, është një klasë politike e çmenduar, merimanga e droguar e kam quajtur duke u nisur nga projektet që kanë prezantuar.

Rritje taksash këtej, rritje andej dhe se ku i hedhin këto para që vjelin askush se di. Pra, taksa kthehet mbrapsht në formë investimi, por këtu unë shoh një situatë të errët shprese, shoh dëshpërim total dhe rrezikun e një kaosi total”.

 

.

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Universiteti i Shkencave të Aplikuara në Ferizaj (UShAF) ka hapur sot konkursin për pranimin e studentëve të rinj në nivelin bachelor dhe master për...

Në këtë vit akademik në nivelin bachelor, do të pranohen 420 studentë të rregullt, prej të cilëve 50 vende...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img