23,04,2024

Paralajmërohen ndëshkime për ata që s’deklarojnë të gjitha të ardhurat deri më 31 maj

Must Read

Ministri i Financave, Hekuran Murati, ka thënë se ata që nuk do të deklarojnë të gjitha të ardhurat deri më 31 maj, dhe pas afatit kapen nga Administrata Tatimore e Kosovës, do të dënohen. Sipas Muratit, kjo nuk do t’i prekë ata që kanë paga të ulëta, por qëllimi është sipas tij, të mblidhen tatime prej atyre që ka shumë pasuri.

Ministri i Financave shprehet se një ligj i tillë ka qenë në fuqi shumë moti, por nuk është zbatuar.

“Nuk është qëllimi me iu marrë para atyre që kanë paga të ulëta, por qëllimi me mbledh tatime prej atyre që kanë shumë pasuri. Nëse dikush e ka blerë tokën 100 mijë euro dhe e shet 200 mijë, fitimi kapital është 100 mijë. Tash për këtë fitim duhet me paguar tatim, përafërsisht 10 për qind. Nga këto 100 mijë, ne do t’i kishim marrë 10 mijë. Kjo ishte për patundshmëri. Në kriptovaluta, ne nuk duam t’i regjistrojmë ata që kanë humbur, por ata që fitojnë. Dikush i ka pesë banesa me qira, e nuk paguan tatim. Qiradhënësi duhet të paguajë tatimin. Pas këtij afatit deri më 31 maj, nëse s’ke deklaruar afatin tatimor dhe kapesh nga ATK-ja, kjo ka edhe ndëshkim. I merret tatimi që s’e ka pagu, por do të ketë edhe dënim. Ky ligj ka qenë në fuqi, por s’është zbatuar. Kjo është e mirë sepse secila familje tregon sa ka të ardhura dhe kur duam të shpërndajmë ndonjë paketë ndihmëse, nuk kemi nevojë t’i themi aplikoni, por e dimë se kë të targetojmë. Kjo është në shërbim të masës”, ka thënë Murati në “Java Sonte Me Rronin”.

Megjithëse thotë se është e vështirë të analizohet sa ka informalitet në Kosovë, Murati thekson se një fenomen i tillë është duke u zvogëluar.

“Informaliteti, sipas studimeve para pandemisë, është sjell dikur rreth 30 për qind. Ka filluar të zvogëlohet informaliteti. Të ardhurat personale janë rritur. Kemi marrë masa që të formalizohen të punësuarit. Formalizimi i të punësuarve, krijon presion për deklarimin në qarkullim biznesor. Sepse nëse ti ke paga mujore dy mijë euro, nuk mund të deklarosh qarkullim një mijë euro. Të hyrat vitin e kaluar janë rritur me 30 për qind. Jemi 19 për qind më lartë se vitin e kaluar në të njëjtën periudhë”, shtoi ai.

Murati bëri me dije se tatim duhet të paguajnë edhe grupet apo individët që fitojnë nga rrjetet sociale.

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Gjen kuletën me 320 euro, qytetari nga Ferizaj e dorëzon në polici

Një qytetar nga Ferizaj ka gjetur një portofol me para dhe ka dorëzuar atë në polici. Policia njofton se në...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img