18,05,2024

Paralajmërimi që Qeveria Kurti t’ua ulë pagat qytetarëve, Murati jep sqarim se çfarë ndodhi me koncept-dokumentin

Must Read

Gjatë ditës së kaluar është raportuar se Qeveria Kurti planifikon që t’ua zbresë pagat të gjithë qytetarëve të Kosovës.

Qeveria e Kosovës thuhej se planifikon ndryshimin e Politikave Tatimore. Në Koncept-dokumentin e përgatitur nga Ministria e Financave, të cilin e ka siguruar Buletini Ekonomik janë propozuar dy variante për normat e tatimit në pagë.

Opsioni në përputhje me programin e Qeverisë parasheh rritje në përqindje të normave në krahasim me ato aktuale – por edhe ngritje të pragut të pagës që nuk preket nga tatimi.

Lidhur me këtë, ministri i Financave, Punës dhe Transfere, Hekuran Murati, deklaroi se për çdo masë që merr Qeveria e Kosovës, qytetarë të njoftohen me kohë.

“Sa i përket koncept dokumentit që ka qarkulluar në disa media më duhet të them se si Qeveri apo si ministri në të kaluarën gjatë zbatimit të masave nga pako na ka ndodhur në disa prej masave që ndoshta të mos shpenzohet i tërë buxheti, për shkak se me gjithë vullnetin tonë nuk është se mediat kanë kryer shumë punë për të transmetuar atë mesazh.”, tha ai.

Poashtu Murati tha se e ka kuptuar se ky koncept-dokument ishte përgatitur nga stafi civil, por që është tërhequr nga qarkullimi.

“Për çdo masë që merr Qeveria do t’iu njoftojë, do të jemi të zëshëm, ky koncept-dokument ka qenë i publikuar për konsultime publike dhe edhe unë e kam parë atë ditë dhe kam kuptuar se ka qenë i përgatitur nga stafi civil dhe s’ka të bëjë me qëndrimet e qeverisë.Pra nuk përfaqën programin qeverisës dhe kam kërkuar të tërhiqet nga diskutimet publike.Me kohë do t’iu njoftojmë me të gjitha njoftimet publike. Pra përndryshe ai dokument është tërhequr nga qarkullimi publik dhe kurdo që kemi ndryshime apo parashihen ndryshimet në politikën fiskale do t’iu njoftojmë me kohë.”, shtoi ai.

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Gjobë ndaj personit që bëri tejkalim në vijë të plotë, identifikohet kundërvajtja përmes dronit të policisë

Policia Rajonale e Komunakacionit Rrugor me datën 18.05.2024 rreth orës 16:35, në rrugën magjistrale Ferizaj-Viti, skatësisht në fshatin Gërlicë...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img