18,01,2025

Paraburgim të Dyshuarit për Vrasjen në Ferizaj

Must Read

Paraburgimi prej 30 ditësh i është caktuar të dyshuarit për vrasjen e një njëzetvjeçari në Ferizaj më 18 gusht.

Caktimin e kësaj mase të sigurisë e konfirmoi për KALLXO.com zëdhënësja e Gjykatës Themelore në Ferizaj Albënora Bekteshi.

“Të shtunën i është caktuar paraburgimi prej 30 ditësh të dyshuarit për vrasjen në Ferizaj,” tha Bekteshi.

Ajo bëri të ditur se masën e paraburgimit e kishte kërkuar prokuroria.

Vrasja e para pesë ditëve kishte ndodhur në Rrugën “Rexhep Bislimi” të Ferizajt, ndërsa policia e kishte gjetur viktimën pa shenja jete në hyrjen e një ndërtese të banimit kolektiv.

- Advertisement -spot_img
Të fundit

KEK-u thotë se gjatë dhjetorit 2024 ka shitur teprica

Korporata Energjetike e Kosovës (KEK) ka dhënë një sqarim lidhur me shitjen e tepricave të energjisë elektrike përgjatë muajit...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img