20,11,2024

Paraburgim ndaj dy personave për drogë në Ferizaj

Must Read

Ferizaj 10 tetor 2020 – Gjykata Themelore në Ferizaj, ka aprovuar kërkesën e Prokurorisë Themelore të Ferizajt, për caktimin e masës së paraburgimit, ndaj të pandehurit A.E.shtetas i Republikës së Maqedonisë dhe S.A. shtetas i Republikës së Kosovës, për shkak të dyshimit të bazuar se në bashkëkryerje kanë kryer veprën penale blerja, posedimi, shpërndarja dhe shitja e pa autorizuar e narkotikëve, substancave psikotrope dhe analoge nga neni  267 paragrafi 1 lidhur me nenin 31 të Kodit Penal të Republikës së Kosovës (KPRK).

Të pandehurit dyshohet se më 8tetor2020 në Ferizaj, kanë poseduar pa autorizim substancë të dyshuar narkotike të llojit heroinë, në atë mënyrë që i pandehuri A.E. lëndën narkotike e ka siguruar nga persona të panjohur në Maqedoni të cilën më pas e ka sjell në Kosovë, me ç’rast i pandehuri S.A të njëjtën e ka vendosur në një kioskë në oborrin e shtëpisë së vëllait të tij, ku është duke qëndruar për pushime, ndërsa hetuesit DHTN-së pas zbatimit të urdhëresës së gjykatës për urdhër kontroll, kanë gjetur 5.5 kg (kilogram) lëndë të dyshuar narkotike të llojit heroinë, të cilat janë sekuestruar nga policia.

Gjyqtari i procedurës paraprake Sahit Krasniqi, kërkesën e prokurorit të shtetit për caktimin e masës së paraburgimit kundër të pandehurve, e ka aprovuar si të bazuar konform dispozitave të KPPRK-së dhe të njëjtëve u është caktuar masa e paraburgimit në kohëzgjatje prej një (1)muaj.

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Aksident në Ferizaj, përfshihen tri vetura – lëndohen 5 persona

Pesë persona janë lënduar si pasojë e një aksidenti në mes tri veturave ne Ferizaj. Aksidenti ndodhi në rrugën...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img