21,02,2024

“Panama Papers”- Pesë vende evropiane, marrëveshje për taksat

Must Read

bashkimi-europian-per-kosoven-640x356

Pesë ekonomitë më të mëdha të Bashkimit Evropian kanë rënë dakord për të shkëmbyer informacion mbi pronarët sekretë të bizneseve, trustet dhe fondacionet.

Kjo është një përpjekje e përbashkët për të treguar se udhëheqësit e këtyre kompanive i janë përgjigjur shqetësimit publik mbi megaskandalin panama papers. Britania e Madhe, Gjermania, Franca, Italia dhe Spanja kanë rënë dakord për shkëmbimin e të dhënave kundër evazionit fiskal.

Ekspertët shprehen se pas këtij veprimi, bizneset dhe të pasurit do ta kenë të vështirë të shmangin taksat apo pasurinë e tyre. Informacionet mbi benefitet e pronarëve të kompanive do të shkëmbehen në mënyrë automatike.

Marrëveshja u njoftua në një konferencë të përbashkët për shtyp të ministrave të financave të pesë vendeve të BE, me prezencën e FMN, i cili përfaqësohej nga shefja kristinë lagarde. 5 vendet europiane tashmë po bëjnë përpjekje që marrëveshja të shtrihet edhe në vendet anëtare të G20.

Kjo do të thotë që informacioni i bizneseve dhe bisnesmeneve të shkëmbehet mes vendeve si Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Arabia Saudite dhe Kina.

Qeveria britanike ka njoftuar tashmë se do të bëjë publik regjistrin e pronave dhe pasurive , i cili do të jetë i aksesueshëm edhe për publikun.

Megjithatë masa e re nuk ka gjasa të kënaqë kritikët, të cilët besojnë se nuk është bërë sa duhet për të goditur fenomenin e shmangies së taksave dhe të fshehjes së pasurive.

Vendimi për shkëmbimin e të dhënave vjen 10 ditë pas publikimit të skandalit në Panama, i cili zbuloi 11.5 milionë dosje të lidereve botërorë dhe njerëzve të fuqishëm që kishin fshehur pasuritë e tyre nëpërmjet firmës juridike Mosak Fonseka.

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Gjendet e vdekur një grua në autostradën “Arbën Xhaferi”

Një grua është gjetur pa shenja jete në autostradën “Arbën Xhaferi” në drejtimin Ferizaj-Prishtinë, në dalje të fshatit Babush, Rastin...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img