17,05,2024

PAN dhe AKR takohen në Prishtinë, konkretizojnë marrëveshjen

Must Read

Burime të Klan Kosovës brenda Partisë Demokratike të Kosovës bëjnë të ditur se në një takim të zhvilluar në periferi të Prishtinës është arritur pajtim mes palëve për të formuar qeverinë së bashku.Sipas të njëjtit burim, PAN është pajtuar t’i japë AKR-së ministritë që i ka kërkuar për t’u bërë pjesë e qeverisjes.Në këtë takim raportohet se është përmendur edhe një premtim që vet Behgjet Pacolli i kishte bërë Ramush Haradinajt, kandidatit të PAN-it për kryeministër, derisa ky i fundit ishte në mbajtje në Francë.Raportohet se Pacolli i kishte premtuar Haradinajt në Francë se po t’i duhej përkrahja e tij për kryeministër të qeverisë së ardhshme, atëherë ai do ta përkrahte.Kundër arritjes së kësaj marrëveshje njoftohet të ketë qenë kryetari i Mitrovicës, Agim Bahtiri.AKR e PAN pritet të dalin edhe me një konferencë për media (ditët në vijim) për të bërë të qarta detajet e marrëveshjes së përbashkët.

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Arrestohet një person në Ferizaj, dyshohet për 13 vjedhje

Policia e Kosovës ka njoftuar se ka arrestuar një 36-vjeçar në Ferizaj i cili dyshohet për 13 raste të...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img