04,10,2024

Pamje mjerimi dhe varfërie në fshatin Dubravë!

Must Read

Ferizaj. 29.06.2016. Këtë të mërkure  një ekip nga  Komiteti për Komunitet, kanë vizituar disa banor në fshatin Dubravë, Sallahane dhe në lagjen “Halit Ibish”, për të parë gjendjen për së afermi ku jetojnë këta banor.

Gjatë kësaj vizite   ky ekip ka vizituar familjet që  jetojnë në kushte të vështira ekonomike për të parë së afërmi  gjendjen e tyre.

“U ndjeva tejet e prekur shpirtërisht!  Ende në Komunën e Ferizajt ka zona të tilla ku jetohet në vështirësi më shumë se ekstreme, ose të them më mirë, në fshatra si Dubrava tani, duket sikur po testohet sesi jetonin njerëzit në epokën e gurit.Një pjesë pa rrugë, pa kanalizim, pa arsim e pa shëndetësi, pa energji, pa gjithçka të nevojshme për një jetë normale të një komuniteti.Është e dhimbshme të shikosh fëmijë të tillë, kaq të pafajshëm, kaq të vegjël për të kuptuar sesa do t’u kërkojë jeta nesër, kaq të pamundur për të qenë si të gjithë të tjerët, jo për të pasur kushedi se çfarë!!! Por thjeshtë mundësinë për të pasur një shtëpi, integrim dhe asgjë më tepër.
Kryetari i komunës duhet urgjentisht ta largoj këtë familje nga kjo shtëpi deri sa të bëj një zgjidhje që mos të kemi viktima, se vërtet ishte tmerr çka pamë sot!”  ka deklaruar  Mimoza Sojeva-Pajaziti, këshilltare komunale dhe anëtare e Komitetit  për Minoritete.

“Çfarë do bësh këtu? Asgjë nuk ke çfarë bënë, thjesht për të mbijetuar, duke bredh rrugëve për të mbledhur kanaqe. Vetëm kaq”, thotë Fehmi Guci  banor nga fshati Dubravë!

13524511_1362550713761239_1288045217814025868_n 13502161_1362550650427912_226432320565546221_n 13494785_1362550640427913_6845772470323307423_n (1) 13516726_1362550913761219_5649413997191252366_n 13495015_1362550803761230_7224625399709979581_n 13507246_1362550703761240_3927845482639909913_n

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Zgjedhen prorektorët e Universitetit të Shkencave të Aplikuara në Ferizaj

Sot, në mbledhjen e mbajtur me datë 30.09.2024, Këshilli Drejtues i Universitetit të Shkencave të Aplikuara në Ferizaj (UShAF),...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img