18,04,2024

Pallati i Drejtësisë, aty ku thyhen rregullat e komunikacionit (Video)

Must Read

parkingu-100416-635x358

Pallati i Drejtësisë shquhet si fole e drejtësisë. Por, këtu nuk respektohen edhe aq shumë ligjet dhe rregullat e komunikacionit. Kjo pasi që, përveç problemeve të brendshme që janë shfaqur në Pallatin e Drejtësisë, probleme po dalin edhe në parkingjet e këtij pallati.

Në fakt, për dallim nga problemet e brendshme në Pallat, për të cilat fajtor po konsiderohen projektuesit e projektit miliona euro, për parkingjet e këtij pallati fajtorë po konsiderohen qytetarët që nuk po i parkojnë veturat e tyre siç duhet në këto parkingje.

Veturat e tyre, qytetarët po i parkojnë në rrugë duke bllokuar njërën korsi të rrugës, e cila krijon kaos në qarkullimin e veturave. Por, hiç më pak nuk mund të thuhet as për zyrtarët e këtij institucioni, veturat e të cilëve shihen të parkuara në mënyrë dhe vend të parregullt, në afërsi të Pallatit të Drejtësisë.

 

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Universiteti i Shkencave të Aplikuara në Ferizaj dhe Ministria e Zhvillimit Rajonal nënshkruajnë Memorandum për bashkëpunim në Zhvillimin Rajonal

Rektori i Universitetit të Shkencave të Aplikuara në Ferizaj (UShAF), Prof. Dr. Agron Bajraktari, dhe ministri i Ministrisë të...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img