17,11,2024

PAI në Ferizaj akuzon deputetin Danush Ademi se po manipulon me investimet e Komunës në vendbanimet me komunitete

Must Read

Dega e PAI-së në Ferizaj përmes një komunikate për media ka akuzuar deputetin Danush Ademi se po keqpërdorë investimet e komunës së Ferizajt në vendbanimet me komunitete duke i paraqitur ato si rezultat i punës së subjektit të tij politik.

Kjo është komunikata e plotë lëshuar nga PAI, dega në Ferizaj

PDAK-ja dhe Deputeti Danush Ademi , i keqpërdor për votë
investimet e komunës në Ferizaj në vendbanimet e komuniteteve.

Ne PAI-ja, dega në Ferizaj, si subjekti më i madh në komunën e Ferizajt nga radhët e komuniteteve pakicë , jemi falënderues dhe mirënjohës ndaj pushtetit në Ferizaj, respektivisht  ndaj ekzekutivit të Kryetarit z.Aliu, për zhvillimet dhe punimet që po zhvillohen në vendbanimet e komuniteteve në Ferizaj në fushën e infrastrukturës dhe të tjera .
Ne e kemi paralajmëruar publikisht disa javë më parë që Kryetari Aliu dhe kabineti tij, kanë shprehur vullnetin e tyre që do të rregullojnë infrastrukturën në vendbanimet e komuniteteve në Ferizaj, dhe kjo ka ardhur si rezultat edhe i përkrahjes së komunitetit Ashkanli për programin e z.Aliu.
Por ne PAI-ja jemi të befasuar dhe shprehim keqardhje me politikën manipuluese dhe jo serioze nga subjekti politik PDAK dhe Deputeti i saj Danush Ademi, se si ka guximin dhe drejtën që punët e komunës që zhvillon për qytetarë të atribuoj si meritë të PDAK-së dhe tij.
Kur dihet fare mirë që ky Deputet deri me tani asnjë cent nuk e ka sjellur në komunën e Ferizajt për të investuar në Komunitet.
Gjitha projektet kanë qenë dhe janë ide dhe investim i të tjerëve, kurse PDAK dhe Deputeti Ademi pa fije turpi ja atribuon vetës këto merita.
Në PAI qëndrojmë besnik ndaj fjalës publike për atë që kemi premtuar gjatë fushatës elektorale dhe ato premtime po realizohen në vazhdimësi, për atë arsye jemi edhe subjekti më i votuar në Ferizaj nga radhët e pakicave, se cila parti dhe cili subjekt po kontribuon në Ferizaj janë faktet e argumentuara që po zhvillohen, dhe qytetarët tonë kanë vlerësuar me votë në zgjedhjet e fundit.
Po ashtu pozitën e nënkryetarit të komunës nuk e kemi marrë rastësisht, sepse programi për qytetarin tonë ishte i përbashkët me atë të ekzekutivit komunës dhe z.Aliu.
PDAK dhe Deputeti Ademi, duhet të kërkojë falje komunës dhe qytetarëve për manipulimin dhe propagandën politike që po zhvillon, sepse asnjëherë qytetarin Ashkanli nuk do të mund askush më të mashtroj. Ka ardhur koha e ndryshimit dhe humbja e manipuluesve ordiner e politik.
Po ashtu kërkojmë nga organet e komunës të sqarojnë për qytetarët se investitor në këto projekte a është Komuna apo PDAK, a është e meritë e z.Aliu apo e z,Ademi.

Me respekt: PAI Dega në Ferizaj.

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Aksident në Ferizaj, përfshihen tri vetura – lëndohen 5 persona

Pesë persona janë lënduar si pasojë e një aksidenti në mes tri veturave ne Ferizaj. Aksidenti ndodhi në rrugën...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img