07,05,2024

PAI mbështet Agim Aliun për kryetar të Ferizajt

Must Read

Ferizaj .13.11.2017. Përmes një komunikate për medie PAI ka bërë të ditur se në zgjedhjet lokale për të parin e Ferizajt ka vendosur që të përkrah kandidatin e PDK-se Agim Aliun për kryetar të Ferizajt.

Deklaratë Publike
PAI – Partia e Ashkanlive për Integrim Dega në Ferizaj.

Në mbledhjen e mbajtur të PAI-së, dega në Ferizaj dhe strukturave të saj, kemi analizuar qëndrimin tonë politik lidhur me balotazhin i cili do të mbahet me 19 nëntor në Ferizaj për Kryetar Komune.

Ne PAI Dega në Ferizaj,kemi vendosur që të mbështesim kandidatin e PDK-së për Kryetar Komune në Ferizaj z.Agim Aliu. Programi i z.Aliu ka përafrim mes dy subjekteve tona politike, dhe me qeverisjen e z.Aliu komuniteti Ashkanli në Ferizaj do të ketë një trajtim dinjitoz, dhe një mirëqenie më të mirë ekonomike-sociale.
Ftojmë qytetarët simpatizantët dhe anëtarësinë e PAI-së dega në Ferizaj që me 19 nëntor të votojnë dhe mbështesin z.Agim Aliu për kryetar komune tē Ferizajt.

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Faton Xhakli zgjedhet selektor i Kombëtarës së Kosovës në Boks

Trajneri i mirënjohur ferizajas Faton Xhakli në mbledhje e fundit të bordit të Federatës së Boksit është zgjedhur selektor...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img