18,05,2024

Pacolli sqaron votën e Labinot Tahirit

Must Read

Pacolli ka hedhur poshtë mundësi që ndonjëri prej deputetëve të AKR-së ta votojë qeverinë Haradinaj.“Sinqerisht është përfolur dhe manipuluar shumë rreth personalitetit të z. Labinot Tahiri, i cili është edhe nënkryetari i parë i AKR-së. Ata që e kanë përfolur, por edhe mediet, mendoj se nuk e njohin mirë personalitetin e z. Tahiri dhe si rezultat i kësaj edhe kanë treguar mungesë respekti. Labinotin, kur e kam zgjedhur bashkudhëtar në misionin tim politik për t’i kontribuar vendit, kam qenë i vetëdijshëm dhe kam besuar në potencialin e tij. Labinoti është humanist i madh, një njeri që e do vendin e vet dhe që dëshiron të kontribuojë për përmirësimin dhe fuqizimin e shtetit të Kosovës. Këto janë virtytet që më kanë bindur që nga fillimi të besoj tek ai. Unë asnjëherë nuk kam pasur dilema, pavarësisht prej propagandës së madhe në opinion. Labinoti si nënkryetar i partisë, bashkë me të gjithë neve, i respekton vendimet që merren në organet politike të AKR-së”, ka thënë Pacolli.

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Gjobë ndaj personit që bëri tejkalim në vijë të plotë, identifikohet kundërvajtja përmes dronit të policisë

Policia Rajonale e Komunakacionit Rrugor me datën 18.05.2024 rreth orës 16:35, në rrugën magjistrale Ferizaj-Viti, skatësisht në fshatin Gërlicë...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img