27,04,2024

Pacolli: Qeveria dhe Presidenca cila po tenton të hedhë pluhur në sy qytetarëve

Must Read

largea_1pac11459771564

Presidenti i Aleanca Kosova e Re, Behgjet Pacolli ka thënë se e ka përcjell punën e komisionit ndërkombëtar për demarkacionin e vijës kufitare me Malin e Zi.

Sipas, Pacollit ky komision ndërkombëtar nuk e ka kryer punën siç duhet dhe ka propozuar që të formohet një komision tjetër, i përberë nga ekspertët ndërkombëtar dhe vendor.
“Per Kufirin Kosovë-Mal të Zi.

E përcolla me vëmendje punën e komisionit ndërkombëtar për demarkacionin e vijës kufitare me Malin e Zi. Krejt në mënyrë konstruktive po e them se ky komision nuk e ka kryer punën e vet si duhet. Është shumë interesante se pse në këtë komision nuk është përfshirë asnjë ekspert apo hartograf vendor, i cili do të ofronte ekspertizën e tij. Ky komision duket se e ka pasur funksionin e një “gjykate të apelit” e cila punon vetëm në bazë të dokumentacionit. Ky komision e ka trajtuar vetëm dokumentacionin e komisionit të mëparshëm dhe asnjë argument tjetër shtesë, cka nuk është adekuate.

Këtu shihet qartë serioziteti i kësaj qeverie dhe i presidencës, e cila po tenton të hedhë pluhur në sy qytetarëve të vet.

Unë do të propozoja që të krijohet një komision tjetër, i përberë nga ekspertët ndërkombëtar dhe vendor(njohës të mirë të hartave të Republikave të ish Jugosllavisë të viteve 70), dhe jo me polic kufitar e me njerëz jokompetent. Në botë ka ekspertë të njohur të demarkacionit të cilët do të mund ta jepnin kontributin e tyre profesional që për mendimin tim do të ishte edhe zgjidhje e këtij kontesti.

Edhe Badinteri në procesin e shpërbërjes së Jugosllavisë e ka trajtuar qartë kufirin me Malin e Zi dhe në këtë drejtim, Kosova mund të shërbehet me dokumentacionin e atij komisioni”, ka shkruar Pacolli në Facebook./A.M.

 

 

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Prof. Asoc. Dr. Arbresha Meha mban punëtori në Universitetin e Vjenës

Pas një periudhe intensive të hulumtimit dhe bashkëpunimit me akterët nga qeveria, akademia dhe industria në Austri, Prof. Asoc....

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img