22,11,2025

Pacolli nxit shtetin e Ruandës për njohje të Kosovës

Must Read

Zëvendëskryeministri i parë dhe ministri i Punëve të Jashtme, Behgjet Pacolli, ka uruar përfaqësuesit e institucioneve dhe popullin e Ruandës në 56-vjetorin e ditës së tyre kombëtare, duke i bërë thirrje për rishikimin e njohjes së Pavarësisë së Kosovës.
“Përderisa Institucionet dhe populli i Ruandës po shënojnë 56-vjetorin e ditës së tyre Kombëtare dëshiroj t’i përcjellë urimet më të sinqerta për paqe të qëndrueshme, stabilitet afat-gjatë dhe mirëqenie për popullin. Ruanda ka bërë hapa të mëdhenj në zhvillimin e vendit dhe mbetet njëra nga ekonomitë që po rritet më së shpejti në Afrikën Qendrore, me rritje të GDP-së rreth 8 për qind gjatë viteve të kaluara. Të dy popujt tanë kanë përjetuar tmerret më të rënda përgjatë historisë. Andaj, është koha, që në mes dy vendeve dhe popujve tanë të hapën urat e reja të bashkëpunimit dhe thërras përfaqësuesit e shtetit të Ruandës, që të ri-shqyrtojnë vendimin për njohjen sa më të shpejtë të Republikës së Kosovës”, ka thënë Pacolli.

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Ferizaj me qendër të re të Mjekësisë Familjare – ndër më modernet në rajon

Ferizaj ka shtuar një tjetër vlerë të rëndësishme në shërbimin shëndetësor publik. Sot është përuruar objekti i ri i...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img