26,12,2024

Pacolli: Nëse gjërat ecin siç është paraparë, në fund të vitit kemi lajme edhe më të mira

Must Read

Zëvendës kryeministri i Kosovës, njëherësh ministri i Punëve të Jashtme, Behgjet Pacolli, ka uruar gjithë qytetarët, pas rekomandimit pozitiv nga ana e Komisionit Evropian për përmbushjen e kritereve për liberalizimin e vizave.
Pacolli gjatë konferencës që u mbajt në aeroportin “Adem Jashari” ka thënë se nëse çdo gjë shkon siç është paraparë në fund të këtij viti do të kemi lajme edhe më të mira për Kosovën.
“Një e di që vullneti nuk mungon, dëshira tepër e madhe nuk mungon dhe nëse çdo gjë shkon ashtu siç është paraparë, në fund të vitit do të kemi lajme edhe më të mira dhe Kosova them se është duke ecur përpara dhe është duke u barazuar me shtetet tjera. Samiti i Sofjes, ai i Londrës tregon qartë se Kosova është e barabartë me shtetet e rajonit dhe së bashku me shtet e tjera një ditë do të bëhet pjesë  e shtëpisë evropiane”, ka thënë Pacolli./Indeksonline/

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Agim Aliu: I gjithë Ferizaj në terr, kjo është e pashembullt!

Ditëve të fundit e veçanërisht sot, Ferizaj po përballet me gjendje të pashembullt e të pandodhur më parë sa...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img