16,04,2024

Pacolli: Jahjaga e zuri postin e presidentit sepse unë doja ta lëshoja

Must Read

1pac

Lideri i AKR-së, Behgjet Pacolli, përmes Facebook-ut ka shkruar për përfundimin e mandatit të presidentes, Atifete Jahjaga.

Më poshtë mund ta lexoni statusin e plotë të tij:

“Sot përfundon mandati i Presidentes Jahjaga.
Po dëgjohet zëra vendor dhe ndërkombëtar, nga telegramet e kurtuazisë etj. se Presidentja Jahjaga e përmirësoi imazhin e Kosovës. Ky përfundim është shumë i sforcuar dhe jo shumë real.
S’dua të dukem i padrejtë me këtë zonjë, sepse mund të thonë disa “ se më zuri vendin”. Kjo nuk është e vërtetë, në fund të fundit unë isha 100% dakord dhe tratativat për zgjedhjën e sajë u bënë në shtepin time. Ajo e zuri atë post të presidentit, pse doja unë ta lëshoja. Kjo u deshmua edhe tani kur vet ish kryetari i gjykatës kushtetuese e tha këtë. E lëshova që të mos krijoja krizë të re të dëmshme për Kosovën duke vendosur atë në postin e Presidentit vetëm për 6 muaj. Nëse do sillesha sipas modës ballkanike, nuk do largohesha, sepse nuk kisha bërë asnjë shkelje kushtetuese.
Kuvendi le t’i riparonte vetë pasojat e shkeljes imagjinare të Kushtetutës. Pra nuk kam kurrfarë qejfmbetje me zonjën në fjalë,edhepse ajo ka mbajtë një urrejtje patetike në relacion me mua,nuk di pse por ndoshta pse unë e dija si erdhi ajo ne postin e Presidentit. Kam dashur ta ndihmoj, nuk ka pranuar. Kam pritur më shumë mirënjohje prej saj, por në viset tona mirënjohja nuk gjendet kollaj se ajo nuk ekziston fare.
Nuk dua të dukem as si njeri që ka qasje kundërshtie kundër femrës në politikë. AKR që unë kam drejtuar, ka promovuar vazhdimisht gra të suksesshme dhe të forta, që janë zgjedhur me beteja të forta përballë burrave. Krahasoni përshembull Mimoza Kusari Lilën me Jahjagën. Krahasojini për shkollimin përkatës, për betejat politike, për oratorinë, për veprat ndërtuese në politikë. Mos vallë ja dhuroi postin dikush Mimozës? Jo, e meritoi me beteja zgjedhore që do mbahen mend.
Ta thuash se Jahjaga e përmirësoi imazhin e Kosovës, do duhet të pranosh se paraardhësit e saj –nuk po e fus veten- e kishin prishur imazhin e Kosovës, apo nuk kontribuonin pozitivisht në këtë imazh. A mund ta themi këtë për Presidentin Rugova që është një figurë simbol e Kosovës në jetë të jetëve brenda dhe jashtë?
Megjithë vërejtjet që mund të kem patur për Presidentin Sejdiu, ai ishte një intelektual, një akademik në një fushë të rëndësishme të së drejtës siç ishte historia e institucioneve dhe e shtetit, pra ishte përfaqësues dhe profesionist në një lëmi të shtetbërjes. Ai nuk e cënoi imazhin e Kosovës.
Në raport me kë e përmirësoi imazhin e Kosovës, Presidentja Jahjaga? Në raport me pjesën tjetër të mbetur të klasës politike? Nuk di ta them këtë.
Në raport me imazhin e shoqërisë kosovare në botë? Nuk besoj. Personalisht mendoj se Edita Tahiri, ka bërë shumë më shumë në këtë drejtim me udhëheqësinë e negociatave me Serbinë, sesa Jahjaga.
Të pranosh se një presidente femër, e para në një histori të shkurtër shtetërore si e Kosovës, ka përmirësuar imazhin tonë në botë, do të duhet të pranosh diçka fyese. Do duhet të pranosh se shoqëria jonë në rrethana normale nuk e promovon gruan, nuk e mbështet, nuk e zgjedh kaq lart. Për pasojë, sipas kësaj qasje, një grua nuk do vinte kurrë në poste të tilla kaq të larta. Nuk guxoj ta mendoj këtë. Unë besoj se ne kemi një shoqëri relativisht të emancipuar. Nuk kam vënë re që me zgjedhjen e Jahjagës në atë formë që u zgjodh, të kemi rritje, nxitje të pjesëmarrjes së gruas në politikë.
Unë personalisht do preferoja dhe besoj që një grua e fortë, e dinjitetshme, e kulturuar, e zonja në një profesion të vetin më së pari, pastaj në politikë, do ishte shembull edhe për burrat. Por a mund të themi se ishte shembull zonja Jahjaga?
A ishte ajo shembull me këmbënguljen për të ndenjur në detyrë, në shkelje të një marrëveshje politike, madje dhe ndërkombëtare që ja dhuroi postin? Jo, dhe këtë e them me siguri!
A ishte shembull ajo për politikën tonë, për shoqërinë tonë, brenda dhe jashtë vendit, me cilësitë e rralla komunikative, që nuk njohën ndonjë ndryshim as në fund të mandatit? Jo, dhe këtë e them me siguri.
A ishte shembull me kurajën apo autoritetin e treguar duke korrigjuar me veprimtarinë e vet, punën e qeverisë, apo të institucioneve? A krijoi ajo ndonjë lloj përplasje dialektike institucionale? Jo, nuk ka asnjë shembull.
A e mbrojti ajo pavarësinë e sistemit të drejtësisë në të cilin kushtetuta i njeh rol? Jo, nuk ka asnjë shembull.
A luajti ajo rol pajtues në politikën kosovare? Zgjidhi ndonjë krizë? Jo, për shkak të mungesës së autoritetit.
A punoi realisht ndonjeri prej të ashtuquajturve komisione, komitete, këshilla, që u krijuan nën drejtimin formal të saj?Jo.
A bëri ajo diçka reale për njohjet ndërkombëtare apo diplomacinë ku kushtetuta i njeh rol? Jo, sepse nuk mund ta bënte, edhe sikur të mos ishte ajo që ishte.
Po, është e vërtetë se ajo kurrë nuk i është kundërvënë faktorit ndërkombëtar në Kosovë. Pra në një kuptim, ajo ka shërbyer që të përfaqësonte qëndrimin e këtij faktori, e Perëndimit që e çliroi Kosovën, në gjirin e institucioneve tona. Por jo domosdoshmërisht këtë duhet ta bënte një zonjë me profilin e saj, pa gjuhë, pa përmasë publike, pa histori politike, pa vepra suksesi profesional. Perëndimi mund të rregullonte imazhin e Kosovës jashtë, por dhe të konsolidonte imazhin e vet në Kosovë, nëpërmjet një figure shumë më të plotë në të gjithë pikëpamjet.
Sa fetishiste ishte ajo për postin e Presidentit dhe luksin që e përcjell atë tregon fakti i udhëtimeve të saja nëpër botë, në mënyrë te shfrenuar, pa efekt për vendin e sidomos ato udhëtime të kohëve të fundit.Sa i kushtoi ajo vendit, nuk di a ja ka vle barra qiranë!
Më vjen keq që jam kaq realist në ditën e fundit të saj dhe nuk po i bashkohem korit të lavdëruesve të saj. Në fakt nuk më vjen keq për të, pse ajo nuk është për të ardhur keq, sepse nuk vuajti 5 vjet në një pozitë që nuk e kishte imagjinuar kurrë as ajo dhe askush në Kosovë. Vuajti Kosova për një rast të humbur, për një institucion që humbi vijimësinë e vet. Rrugë të mbarë zonja Jahjaga! Besoj diçka keni mësuar nga kjo punë dhe të është shtuar mirënjohja për popullin e Kosovës që të pranoi 5 vjet bujarisht si përfaqësuesen e vet më të lartë! Me eksperiencën që keni sot, njëlloj si unë do mendonit për dikë që ngjashëm me ju, do vinte në krye të institucioneve të Kosovës dhe kaq ngjashëm do dilte 5 vjet më pas!”, ka shkruar Pacolli.

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Në Ferizaj u shënua 16 Prilli-Dita e të Zhdukurve me Dhunë

Me rastin e 16 Prillit - Ditës të të Zhdukurve me Dhunë në Komunën e Ferizajt, Komuna e Ferizajt...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img