Pacolli është i sigurt se AKR’ja nuk do ta përsërisë dështimin e saj dhe të mbesë përsëri jashtë Kuvendit të Kosovës.
Ai ka parashikuar në emisionin “Komiteti” (prodhim i Gazetës Express, që transmetohet në RTV Dukagjini), se AKR’ja bile do të arrijë përqindje dyshifrore të votave në zgjedhjet e ardhshme.
AKR’ja do t’i fitojë 20 për qind të votave, ka thënë ish-presidenti dhe ish-zëvendëskryeministri i vendit.
Pacolli ka theksuar se AKR’ja ka për synim që ta rrëzojë qeverinë aktuale dhe ta marrë drejtimin e vendit, në mënyrë që, siç ka thënë ai, qytetarëve t’ju ofrojë një jetë më të mirë dhe stabilitet ekonomik.
………..
Pacolli thotë se AKR-ja nuk do të hyjë kurrë më në koalicion me PDK-në (Video)
Një koalicion qeverisës mes Partisë Demokratike të Kosovës dhe Aleancës Kosova e Re nuk do të përsëritet kurrë më.
Behgjet Pacolli, shef i AKR-së, që dikur ishte në koalicion qeverisës me PDK-në e tani presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi, ka thënë se partia e tij nuk do të hyjë kurrë më në koalicion me PDK-në, që sot udhëhiqet nga Kadri Veseli.
Pacolli këto komente i ka bërë në emisionin “Komiteti”, prodhim i Gazetës Express, që transmetohet në RTV Dukagjini.