Kreu i AKR-së Behgjet Pacolli ka zhvilluar aktivitetin e tij politik sot në Ferizaj.
Ai kërkoi mbështetje nga qytetarët e Ferizajt për programin e tij.
“Ferizajasit dëshmuan se janë punëtorë të mëdhenj dhe kanë traditë të qytetarisë. Kërkova nga strukturat e AKR-së të kthehemi në një lëvizje qytetare dhe të shpalosim vizionin tonë në çdo lagje e shtëpi të kësaj komune, për t’i ndihmuar Kosovës”.
“Qytetarët e Ferizajt kanë kuptuar se programi ekonomik i AKR-së, që njëherazi është boshti i programit tonë politik, që bazohet në promovimin e lirisë ekonomike, tregut të lirë, iniciativës së lirë dhe rolit lehtësues jo arbitrar të shtetit në proceset ekonomike, e që është garanti kryesor i një mirëqenie dhe stabiliteti afatgjatë ekonomik në Kosovë.Vizioni ynë është e vetmja rrugë që e çon Kosovën përpara, frymë që bashkon energjitë pozitive e në shërbim të vendit” ka thënë Pacolli.
Pacolli në përfundim të takimit me qytetarë prezantoi kandidatët për deputet të Republikës së Kosovës nga Ferizaj: Ekrem Mustafa dhe Sedat Ismajli