Ferizaj.08.08.2016. Kryetari i Ferizajt Muharrem Svarqa so ka marrë një vendim përmes të cilit ka urdhëruar drejtorinë për Ekonomi dhe Financa, gjegjësisht zyrën e tatimit në pronë ( Sektori i të hyrave Komunale që me rastin e lëshimit të vërtetimit të tatimit në pronë qytetari të ketë dëshmi se ka paguar obligimet ndaj dy ndërmarrjeve Publike,”Pastërtia” dhe “Bifurkacioni”
Janë këto dy ndërmarrjet publike në të cilat aksionar është komuna, e që vite me radhë po përballen më vështirësi të inkasimit të borxheve.
Përmes kësaj urdhërese ndalohet lëshimi i vërtetimit në pronë për të gjithë qytetarët pa sjellë dëshmi se i kanë kryer obligimet ndaj ndërmarrjeve publike “Pastërtia” dhe Bifurkacioni”
Drejtori i bordit të “Bifurkacionit” Faruk Lipovica tha se deri më tani kësaj kompania qytetarët i kanë borxh rreth 6 milion euro. Këtu përfshihet edhe borxhi i vjetër e për të cilët ka qenë interesim i vogël parë ta riprogramuar dhe për tu falur pjesa para vitit 2008-të
Edhe në kompaninë “Pastërtia” bëhet e ditur se është një shumë rreth 3 milion e 700 mijë euro në tri qytetet në të cilat kjo kompani kryen shërbimet, ndërsa vetëm për Ferizaj borxhi i qytetarëve ndaj kësaj kompanie është 2 milion e 800 mijë euro.
Arben Hetemi nga KRM “Pastërtia” tha se deri më 30 qershor janë falur rreth 229 mijë euro dhe afat i fundit për faljen e borxheve të pa paguara deri më 2008 është 1 shtatori.
Hetemi tha se për të lehtësuar procedurat kompania”Pastërtia” ka dërguar dy inkasant në zyrën e tatimeve që të bëjë më të lehtë këto proceduara dhe të lehtësoi punën për ata të cilët kanë të kryera obligimet ndaj kësaj kompanie.
Nga dy këto kompani është përshëndetur kjo iniciativë e kryetarit të Ferizaj dhe siç janë shprehur ata, përveç ndihmës në inkasimin e borxheve kjo do të shtyjë edhe qytetarët të cilët kanë borxhe të vjetra të shkojnë në këto kompani dhe të ri-programojnë borxhin.
Ditë më parë Ministri i Ekonomisë Abdullah Hoti ka bërë të ditur se nuk ka më shtyrje të afatit për faljen e borxheve.