01,07,2025

OVL e Pejës shpall anëtar nderi ambasadorin e Shqipërisë

Must Read

Ambasadori Minxhozi shprehu kënaqësinë për nderimin nga veteranët e luftës si dhe foli për lidhjen e ngushtë Kosovë-Shqipëri dhe bashkëpunimin ndërmjet të dyja shteteve në të gjitha fushat.

Ndërsa Gazmend Syla, kryetar i OVL-së së UÇK-së, dega në Pejë, informoi ambasadorin për mënyrën e organizimit të veteranëve, problemet e tyre si dhe për gatishmërinë për përballje me çfarëdo sfidash kurdo që iu kërkohet.

Gjithashtu kryetari Syla, informoi ambasadorin rreth ligjit për veteranët që ai e ka quajtur diskriminues e që është miratuar në Kuvendin e Kosovës.

Syla, vlerësoi lart rolin e Shqipërisë si shtet amë në mbështetje të proceseve që po ndodhin në Kosovë, konkretisht angazhimin e jashtëzakonshëm në rastin e komandantit Ramush Haradinaj.

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Miratohet Korniza Afatmesme Buxhetore për vitet 2026–2028

Sot është mbajtur mbledhja e radhës e Kuvendit të Komunës së Ferizajt, e kryesuar nga Kryesuesi Xhavit Zariqi. Në...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img