Pas publikimit të deklaratës se Bashkim Fazliut për emërtim të sheshit dhe ngritjes së shtatores së Toni Blair në Ferizaj ka reaguar Osman Caka i cili përmes një deklarate dërguar FerizajPress thotë se kjo iniciativë daton që nga viti 2010. Ai përmes kësaj letre ka thënë së për këtë është takuar edhe personalisht me ish kryeministrin Tony Blair. Por për këtë bëhet e ditur se ka pasur edhe një iniciativë nga komisioni komunal për emërtimin e shesheve në vitin 2006/2007.
Letrën e Osman Cakajt të plotë mundë ta lexoni në vazhdim.
Dje kam reaguar në fb, lidhur me inisiativën e ngritjes së shtatorës të ish Kryeministrit Tony Blear në Kosovë, gjegjësisht në qytetin e Ferizajit. Kjo inisiativë daton që nga 4 maji i vitit 2010. Kisha nderin që vetë ish kryeministri britanik të më ftoi në një takim, kur ishte në qytetin e Oldhamit në afërsi të Manchesterit. Axhenda ishte 5 minuta, por zoti Blear kërkoj të zgjatët edhe për tre minuta tjerë. Zoti Blear gjatë takimit më përgëzoj për aktivitetin tim në Manchester, për ngritjen e Shtatorës së Nanë Terezës, vendosjen e pllakës qytetin Oldhamit në shenjë falenderimi për popullin dhe qeverinë angleze të asaj kohe, që kontribuan për luftën në Kosovë.
Një falenderim i veçantë ka shkuar për popullin anglez, sepse ka prit mbi 3.500 refugjatë nga kampet e Maqedonisë. Andaj unë e kam ndier të rrugës të vendos një pllakë, për të falenderuar popullin dhe qeverinë për mikëpritjën që na kanë bërë.
Zoti Blear për mua dhe popullin tim është një engjull i gjallë, pasi ishte njeriu kryesor i kohës, që nuk e la regjimin serb ta shfaros popullin tim nga faqja e dheut. Ju e dini 110.000 shtëpi kanë qenë të plaçkitura dhe të djegura, 12.000 civil të pushkatuar para pragut të shtëpisë, mbi 18.000 motra tona të dhunuara.
Kur unë takova zotin Blear mu duk njeri fisnik, i madh sa kodra e Lubotenit.
Doli i buzëqeshur sikur te ishim takuar me mijëraherë. Mu drejtua me këto fjalë:
Më lejo që në emrin tim dhe familjes time të shprehë ngushëllimet për Ilirin e pushkatuar në moshën 17 vjeçare, por tha: – Të lutem mi përcjellë ngushëllimet e mia të gjitha atyre nënave që kanë humbur bijtë e tyre.
Isha shumë i emocionuar me fjalët e këtij shpëtimtari të popullit tim nga gjenocidi serb. Gjithashtu ai tha se afër 1.000.000 shqiptarë kanë qenë të depertuar nga shtëpitë e tyre.
Unë e falenderova atë ditë në emrin e popullit tim, për kontributin e tij për të mos u shfarosur nga regjimi serb dhe per të mos u larguar nga trojet tona etnike.
Ai me një modesti shumë të madhe mu drejtua dhe tha: – Kam pas nderë dhe privilegj ta takoj nënën e botës me prejardhje shqiptare -Nënë Terezën dhe nje burrë te mençur, të urtë, zotin Ibrahim Rugovën. Më falenderoj për kontributin tim këtu në Angli, për ngritjen e shtatorës së Nënës Terezës në 2007, pllakën Oldham 2009, për klubin e shahut “Shqiponja”, i themeluar 2004, sjelljen e 4 trofeve të argjenta me shahistët e moshes 10 vjeçare, klubin e Bowlling për njerëzit me aftësi të kufizuar.
Ka qenë aktiviteti im i palodhur, që ka bërë të vlerësohem nga qyteti i Manchesterit.
Kam organizuar vizita zyrtare të kryetarëve të Komunës së Ferizajt, zotit Bajrush Xhemajlit, drejtorit për ekonomi e financa, zotit Mustafë Graincës dhe drejtorit të sportit, zotit Naim Ferati.
Pas zgjedhjeve te reja në komunën e Ferizajt, është vazhduar kjo traditë e vizitave te bashkëpunimit nga kryetari zoti Muharrem Svarqa, Faik Grainca, drejtor për urbanizëm dhe zoti Burim Karameta, drejtor për shëndetësi dhe pune sociale.
Inisiativa për ngritjen e shtatores te Tony Blearit nuk është e sotit, por kjo daton që nga 4 Maji i vitit 2010, kur unë ia kam shprehur këtë deshirë ish Kryeministrit Tony Blear, ku ai me kënaqësi e pranoj dhe më përqafoj.
Këtë propozim i’a kam sjellë në zyre ish kryetarit Bajrush Xhemajlit,i cili e ka pranuar me kënaqësi. Jo vetem para meje, por edhe para stafit të tij në Ferizaj.Këtë konfirmim e bëri kur ishte në vizitë zyrtare në Manchester dhe Oldham.
Por pas zgjedhje të reja jam takuar edhe kryetarin Muharrem Svarqen, kemi bisedue për rrugën e bashkëpunimit, ku e kishte lënë zoti Xhemalji dhe ky nuk ka hezituar fare të vazhdojmë këtë rrugë.
Gjithashtu pasi kemi biseduar me zotin Svarqa ,jam takue me ish Ambasadorin Ian Cliff dhe kemi bisedue gjerë e gjatë që ta vendosim këtë rrugë bashkëpunimi. Pastaj e kam njoftue zotin Svarqa dhe është organizue një takim në mes tij dhe ambasadorit Cliff në zyren e tij në Ferizaj. Pas takimit zoti Cliff ka shprehë dëshirën që ta vizitoj shtëpinë time të djegur nga forcat serbe me datën 13.04.1999, dhe ta vizitoj vendin e pushkatimit dhe vorrin e djalit tim, Ilirit 17 vjeçarë në Katundin Vate të Kaçanikut.
Pastaj zotit Svarqa nga ana ime në bashkepunim me deputetet e parlamentit britanikë dhe të perfaqësuesës së ministrisë së punëve të jashtme ,kanë organizu disa takime protokollare shtetërore . Nuk dua të harroj pa cekur se edhe zoti Bajrush Xhemajli është pritur sipas protokollit shtetëror.
Kjo është e gjithë e verteta për inisiativen e ngritjes se shtatores se Toni Blear ne Ferizaj.
Reagimi im pason pas asaj se këto ditë u shkrua dhe u dëgjua se kemi një inicativ për ngritjen e shtatorës se z. Tony Blear, unë do të mirëpres të gjithë ata të cilët kan dëshirë që të finalizohet një veper e tillë, por asesi të pajtohem me atë se ka tani ka fillue një iniciativ të till, përball faktit tjetër i cili e bëra të ditur në përmbajtje të reagimit.
Pra krejt ne fund, apeloj të bashkohemi të gjith rreth iniciatives sime tani më të zyrtarizuar, dhe le të bëjmë së bashku realitet këtë vepër të munguar në qytetin tonë.
Osman Caka, Manchester, tani me pushime në Ferizaj.