26,12,2024

OSBE/ODIHR: Dita e zgjedhjeve ishte e qetë pa probleme dhe incidente

Must Read

Nëse dallimi prej mbi 15 mijë vota mes dy koalicioneve të para në zgjedhjet e djeshme mund të jetë rezultat i parregullsive të caktuara në zgjedhje, Bateli tha se nëse ka ankesa atëherë u mbetet institucioneve të vendit të ballafaqohen me ato dhe të hetojnë nëse ka pasur ose jo parregullsi të caktuara dhe nëse ata kanë ndikuar në rezultat.

Porosia më e fuqishme deri te faktorët politikë është jehona e lartë e votuesve e cila, sipas Batelit, duhet të konsiderohet sinjal gjegjësisht porosi e fuqishme nga popullsia, deri te elitat politike për zbatimin e reformave dhe për zgjidhjen e problemeve në vend në mënyrë adekuate.

“Të bëjnë gjyqësia të jetë funksionale dhe e pavarur, Kuvendi të funksionojë, kufizimi i autoriteteve… gjëra që janë të lidhura me demokracinë, duke u ballafaquar me vështirësitë që i sjell jeta e përditshme vendit i mbetet ta kryejë punën dhe të ndalojë ta pyesë bashkësinë ndërkombëtare dhe të kërkojë nga të tjerët t’i zgjidhin problemet në vend”, tha Bateli.

Theksoi se faktorët politikë në vend duhet ta marrin përgjegjësinë dhe të sillen në mënyrë të përgjegjshme ndaj nevojave të qytetarëve dhe ndaj gjeneratave të ardhshme.

Ambasadorja Tana De Zulieta e cila e udhëheq misionin vëzhgues të OSBE/ODHIR tha se shtyrja e kumtimit të rezultateve fillestare nga votimi i djeshëm nga ana e KSHZ-së “nuk do të thotë se domosdo tregon parregullsi”.

Ajo beson se kjo siç tha, vëmendje më e madhe lidhur me rezultatet dhe vlerësimin e tyre nuk do të thotë se tregon parregullsi.

Në rekomandimin e vëzhguesve ndërkombëtarë theksohet se gjatë këtyre zgjedhjeve disa nga rekomandimet për përmirësimin e legjislacionit zgjedhor të ODIHR dhe Komisionit të Venecias të Këshillit të Evropës nuk janë marrë parasysh dhe se disa dispozita janë të paqarta.

“Vendi gjendet në udhëkryq të ri i cili hap rrugë drejt normalizimit të jetës politike. Të gjitha palët e interesuara tani duhet ta dëshmojnë zotimin e tyre për dërgimin e vendit në atë rrugë”, tha Stefan Shenah, shef i Delegacionit të Asamblesë Parlamentare të Kuvendit të Evropës.

Sipas tij, bashkësitë e ndryshme etnike veçmë dëshmuan gjatë protestave të vitit të kaluar se është i mundur bashkëpunim në drejtim të qëllimit të përbashkët.

“Tani tërë vendi duhet ta zëvendësojë ndarjen etnike me bashkëpunim në të cilin do të bazohet ndërtimi i kombit”, tha Shenah.

Udhëheqësit e misioneve vëzhguese ndërkombëtare të zgjedhjeve nxorën vërejtje për druajtje të votuesve dhe presione ndaj nëpunësve publikë të cilët sipas tyre ishin konfirmuar nga vëzhguesit. Gjithashtu ata theksuan se është e nevojshme të gjindet zgjidhje e qëndrueshme për reformat lidhur me mediat dhe regjistrimin e votuesve edhe pse u pranuan ndryshime të caktuara ligjore dhe institucionale.

“Trendet pozitive të cilat i vërejmë tani duhet të shndërrohen në mekanizma të qëndrueshme dhe mungesave të cilat i theksojmë duhet të punohet përmes dialogut të konsiderueshëm në kuadër të institucioneve relevante shtetërore veçanërisht Kuvendi”, tha Azaj Guliev, shef i Delegacionit të Asamblesë parlamentare të OSBE-së.

Sipas vëzhguesve, puna e KSHZ-së u pengua nga organizimi joefikas i brendshëm, politizimi, bartja e vendimeve dhe afatet e shkurtuara ligjore. Vërejtjet e vëzhguesve janë se aktivitetet e Komisionit nuk ishin çdoherë transparente për shkak të mbajtjes së shpeshtë të seancave pas dyerve të mbyllura dhe mospublikimit të vendimeve të tyre. Vlerësimi është se dita e zgjedhjeve ishte në përgjithësi e qetë dhe pa incidente më të mëdha.

Sipas shefit të Delegacionit të Parlamentit Evropian Igor Sholtes, këto zgjedhje treguan se njerëzit dëshirojnë dhe tërësisht meritojnë fund të krizës së gjatë politike.

“Pres sinjal të qartë nga qeveria e re se do të punohet me të gjitha partitë politike në Kuvend për zbatimin e reformave të cilat janë urgjentisht të nevojshme”, tha Sholtes.

Ai u bëri thirrje të gjitha partive t’i japin mbështetje institucioneve gjyqësore veçanërisht PSP-së sepse siç tha, puna e tyre duhet deri në fund të zbatohet.

ОБСЕ прес мала

Sipas vëzhguesve ndërkombëtarë është e nevojshme të kërkohet zgjidhje për Listën zgjedhore gjegjësisht për mungesat ligjore dhe strukturore të udhëheqjes së regjistrit të votuesve.

Në lidhje me mediat, është dhënë vlerësim se skena mediale është ndarë sipas vijave politike dhe etnike dhe vëzhgimi ka treguar se mediat publike në pjesë të madhe iu kanë siguruar pjesëmarrësve në procesin zgjedhor mbulim të barabartë në lajme, por se disa media private kanë treguar njëanshmëri në dobi të partisë qeveritare.

Misioni ndërkombëtar i OSBE/ODIHR në ditën e djeshme zgjedhore ka vizituar 1.337 vendvotime, ndërsa ka marrë pjesë në numërimin e votave në 131 vendvotime.

Sipas ambasadores De Zulieta, e cila e kryeson këtë mision, votimi në ditën zgjedhore ishte në rregull dhe nuk ka pasur incidente më të mëdha. Probleme janë vërejtur në lidhje me marrjen e letërnjoftimeve të të burgosurve dhe në lidhje me paraqitjen e 335 personave të cilët kanë pasur regjistrime kontestuese. Shpallja e rezultateve paraparake sipas De Zulieta nga ana e KSHZ-së ishte kontribut i konsiderueshëm ndaj transparencës së këtij procesi.

.

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Agim Aliu: I gjithë Ferizaj në terr, kjo është e pashembullt!

Ditëve të fundit e veçanërisht sot, Ferizaj po përballet me gjendje të pashembullt e të pandodhur më parë sa...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img