29,04,2024

Ora nuk do të ndryshojë më në mars dhe tetor? Çfarë propozon Parlamenti Europian

Must Read

Parlamenti Evropian ka miratuar këtë të premte propozimin për heqjen e llogaritjes verore dhe dimërore të kohës, por vendimin përfundimtar për këtë duhet ta miratojë Komisioni Evropian. Kështu, besohet se shumë shpejt ora sezonale nuk do të ndryshojë më.

Eurodeputetët kërkojnë që Komisioni Evropian ta mbështetë propozimin e tyre, i cili deri më tani mbetej në qëndrimin për mbajtjen e llogaritjes sezonale të kohës.

“Jam shumë i kënaqur që pas disa viteve diskutime në nivel të Komitetit në Parlamentin Evropian, ku unë jam anëtari i vetëm i Irlandës, propozimi u debatua dhe u votua sot në Parlament”, deklaroi eurodeputeti Shon Keli.

Ai kërkoi nga Komisioni Evropian të dalë me rekomandimin që t’i jepet fund ndryshimit të llogaritjes së kohës dy herë gjatë vitit.

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Gjendet i vdekur një person në Entin Special në Ferizaj

Një person ka vdekur në Entin Special në Ferizaj. Këtë e ka bërë të ditur Drejtoria Rajonale e Policisë...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img