22,12,2024

Opozita e sigurt që demarkacioni s’kalon

Must Read
Demarkacioni

As në seancën e radhës, e cila pritet të mbahet më 22 shtator, demarkacioni nuk është në rend dite. Partitë opozitare deklarojnë se demarkacioni nuk është në rend dite, pasi që koalicioni qeveritar nuk i ka votat për këtë.

Faton Topalli nga Lëvizja Vetëvendosje thotë se e vetmja arsye pse projektligji për shënimin e vijës kufitare me Malin e Zi, nuk është në seancën e radhës, është se koalicioni qeverisës nuk i ka numrat. Ndërsa, beson që kurdo që kjo marrëveshje të vije në seancë, nuk do të kalojë, pasi që edhe deputetët e pozitës janë të vendosur ta votojnë kundër.

Sipas Topallit, Qeveria do të duhej ta tërheq këtë marrëveshje dhe të fillojë një marrëveshje të re me Malin e Zi.

Edhe Teuta Haxhiaj nga AAK thotë se nga një shtatori, kjo marrëveshje për ta është e vdekur.

Haxhiaj shtoi se edhe numri i deputetëve të pozitës vazhdojnë fuqishëm ta kundërshtojnë këtë version të demarkacionit.

Kurse, kryesuesi i Listës serbe, Sllavko Simiq i demanton deklaratat e zyrtarëve të lartë shtetëror, të cilët pohuan se lista serbe ka vënë kushte për ta votuar demarkacionin. Simiq mohon që kanë pasur kërkesa në këmbim të votës për demarkacionin.

Ai për KosovaPress ka thënë në asnjë moment kjo listë s’ka pasur kushte dhe kërkesa.“Ajo çka është thënë më herët se deputetët e listës serbe nuk kanë ardhur në seancën e kaluar sepse kanë qitur kushte, nuk është e vërtetë. Ne vetëm kemi dashur që të ekzistojë një konsensus i gjerë i partive politike kur është në pyetje vendimi për të votuar për një çështje shumë të rëndësishme siç është demarkacioni.

Në të vërtetë kemi dashur që të jetë një koordinim i fortë, një komunikim në mes partnerëve të koalicionit me listën serbe, për një çështje që është shumë e rëndësishme për qytetarët e Kosovës. Lista serbe në asnjë moment nuk ka deklaruar se do të votojë për ose kundër. Dhe në asnjë moment nuk kemi pasur ndonjë kërkesë apo kusht, që të votojmë për demarkacionin me Malin e  Zi. Atë që mund të them është se ne jemi shumë konstruktiv me partnerët e koalicionit, të cilët qe 10 muaj kanë mbajtur stabilitet politik në Kosovë dhe kemi qenë përgjegjës, para këtyre partnerëve dhe të tillë do të jemi edhe në të ardhmen”, ka thënë ai.

Ndryshe, para dy dite përfaqësues të PDK-së, LDK-së, VV-së, AAK-së dhe Nismës Për Kosovën, janë mbledhur sonte në një tryezë, ku temë e bisedimeve ishte çështja e demarkimit të vijës kufitare Kosovë-Mal i Zi, dhe tentimi për të gjetur një zgjidhje në lidhje me këtë çështje e cila ka bllokuar vendin.

Nënkryetari i PDK-së, Elmi Reçica tha për KosovaPress-in se gjatë këtij takimi ka parë një përparim, megjithatë nuk ka dashur të japë detaje të tjera.

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Shkaktoi 19 aksidente të qëllimshme për të përfituar nga sigurimi i veturave, arrestohet 23 vjeçari në Ferizaj

Një person i moshës 23 vjeçare është arrestuar pasi me qëllim të përfitimit material ka keqpërdorur sigurimet e veturave. Kjo...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img