26,04,2024

Operacionet në zemër në kohë pandemie

Must Read

Edhe pse në kohë pandemie në Repartin e Kardiokirurgjisë vazhdojnë të kryhen operacione urgjente në zemër. Së fundi në këtë repart është kryer një operacion i rrallë në patologjinë: diseksion spontan i arterieve koronare. 

Diseksioni spontan i arterieve koronare  është një gjendje e pazakontë emergjente që ndodh kur një qarje bëhet në një enë gjaku (arterie)  në zemër. Për pasojë mund të ngadalësohet ose mbyllet rrjedha e gjakut në zemër, duke shkaktuar një sulm në zemër, anomali në ritmin e zemrës ose vdekje të papritur.

Me këtë situatë u perball pacientja M.A. 43 vjece e cila me sukses u operua javën e kaluar, në sallën e kardiokirurgjisë të QKUK-së. Ajo vuante nga diseksioni i eneve te gjakut qe ushqejnë muskulin e zemrës ( Arteria koronare e djathte ishte e prekur në pjesën e sipërme dhe të mesme si dhe arteria interventrikulare e perparme  ishte e prekur në pjesën e sipërme dhe të mesme ku ishte krijuar hematomë brenda murit të enës së gjakut dhe ishte penguar rrjedhja e gjakut).

Pacientja gjithashtu vuante edhe nga disa sëmundje të tjera që e rrisnin sëmundshmërinë dhe vdekshmërinë.

Ky operacion në zemër, sipas evidencës tone eshte i pari i ketijë lloji në klinikën tonë. Edhe pse  teknikisht sfidues dhe që  shoqërohet me shkallë shumë të lartë të dështimit ose ndërlikimeve është kryer me sukses në sallën e Kardiokirurgjisë në QKU-Prishtinë nga ekipa operatore :

Dr.Xheladin Rizani

Dr.Rifat Brahimaj

Dr. Endrit Shala

Dr. Doruntina Bunjaku

Inf. I Perfuzionit Bernard Berisha

Inf. instrumentare Lindita Asllani

Dr.Xheladin Rizani thotë se edhe pse në kushte pandemie Klinika e Kardiokirurgjisë me Kardiologji invazive është e gatshme të kryej me sukses operacione komplekse në zemër.

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Gruaja nga Ferizaj denoncon se i është zhdukur burri, deklaron se kishte me vete mijëra euro

Nuk janë të rralla rastet kur qytetarët kërkojnë ndihmën e Policisë për t’i gjetur familjarët e tyre që raportohen...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img