Operacion i policisë në kryeqytet, arrestohen disa persona

Njësia speciale e Policisë së Kosovës pasditen e sotme ka ndërmarrë një operacion në kryeqytet.
Disa persona kanë përfunduar në pranga në lagjen “Kalabria” ndërsa motivet e arrestimit ende nuk janë bërë të ditura nga policia.
Zyrtarët për informim në Polici e kanë konfirmuar operacionin për Indeksonline, por sipas tyre detajet do të bëhen publike me vonë./Indeksonline/

Scroll to Top