27,11,2024

OEK dhe Dhoma e Tregtisë në Tiranë, themelojnë Zyrën e Bashkëpunimit

Must Read

Zyra këto që do të funksionojnë pranë të dy institucioneve respektive që në nisje të javës tjetër.

Më poshtë mund ta gjeni njoftimin e plotë të lëshuar nga Oda Ekonomike e Kosovës

Nevoja emergjente për krijimin e një bashkëpunimi ekonomik komplementar çon në hapa konkretë të institucioneve të biznesit të Tiranës dhe Kosovës.

Mosbesimi i krijuar dhe mos zbatimi i të gjithë nismave të qeverive të dy vendeve, bëjnë të domosdoshme krijimin e një zyre bashkëpunimi të biznesit. Për këtë qëllim Oda Ekonomike e Kosovës dhe Dhoma e Tregtisë dhe Industrisë Tiranë themelojnë Zyrën e Bashkëpunimit të Biznesit për të analizuar me shumë kujdes problematikat e sipërmarrjes private dhe mungesën e bashkëpunimit ekonomik mes dy vendeve tona si dhe adresimin e problematikave të sipërmarrjeve të të dy vendeve. Zyra këto që do të funksionojnë pranë të dy institucioneve respektive që në nisje të javës tjetër.

Nëpërmjet këtij vendimi të përbashkët nuk do të linim pa vlerësuar punën e bërë për thjeshtimin e procedurave doganore apo hapjen e zyrës së doganës së Kosovës në Durrës. Po kështu njohja e certifikatave nga të dyja palët për produktet ushqimore dhe jo ushqimore është një tjetër hap i rëndësishëm i bërë nga qeveritë tona. Por pas një skanimi të situatës të bërë nga dy institucionet tona ka një sërë problematikash të evidentura për të cilat kemi dhe një zgjidhje konkrete./Ekonomiaonline.com

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Për tre vjet KRM “Pastërtia” në Ferizaj kursen mbi 600 mijë euro nga rritja e të hyrave

Kompania Rajonale e Mbeturinave “Pastërtia” në Ferizaj gjatë viteve të fundit ka përmirësuar gjendjen financiare derisa ka kursyer nga...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img