04,11,2024

Obama u ka çuar palestinezëve 221 milionë dollarë para largimit nga Shtëpia e Bardhë

Must Read

Një zyrtar i Departamentit amerikan të Shtetit dhe disa këshilltarë të kongresistëve kanë thënë se administrata në largim e ka njoftuar Kongresin zyrtarisht se do t’i dërgojë paratë për Autoritetin Palestinez në mëngjesin e së premtes, transmeton Gazeta Express.

Zyrtari ka thënë se ish-sekretari amerikan i Shtetit, John Kerry, ka informuar disa ligjbërës për vendimin e marrë, pak para se ai të largohej nga Departamenti i Shtetit për herë të fundit, të enjten. Këshilltarët kanë thënë se njoftimi me shkrim nga Kerry, i datës 20 janar, i është dërguar Kongresit pak para inaugurimit të presidentit të ri, Donald Trump.

Këshilltarët kanë bërë të ditur se përveç dërgimit të 221 milionë dollarëve për palestinezët, administrata e Barack Obamas po ashtu e ka njoftuar Kongresin të premten se ka vendosur të harxhojë edhe 6 milionë dollarë për punë të jashtme, përfshirë 4 milionë dollarë për programet për ndryshimet klimatike dhe 1.25 milionë dollarë për agjencitë e Organizatës së Kombeve të Bashkuara.

- Advertisement -spot_img
Të fundit

N.P.L “Ambienti” me kasion vullnetarë në rregullimin e rrethojave dhe ambientit në Shkollën “Ahmet Hoxha”

Nuk është hera e parë që N.P.L "Ambienti" po merr aksione vullnetare në rregullimin e ambienteve rreth...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img