16,05,2024

Obama, turi i fundit në Evropën e shqetësuar nga “efekti Trump”

Must Read
Barack Obama

Një paradoks mizor, presidenti amerikan në ikje që denoncoi me forcë në fushatë rrezikun e presidencësTrump, duhet të miratojë në emër të një tranzicioni të zbutur, mënyrat e atij që siguron homologët evropianë të shqetësuar në lidhje me të ardhmen e demokracisë amerikane.

“Qëllimi i udhëtimit është të sigurojë mbarë botën duke shpjeguar se SHBA-ja kishte përjetuar një fushatë të vështirë zgjedhore por që tashmë gjithçka kishte kaluar. Përveç kesaj të gjithë kemi një skenar të ndryshëm” u shpreh Heather Conley, i “Center for Strategic and International Studies”.

As ekzekutivi, as dy partitë e mëdha, as media nuk e kishin parashikuar. Favoritja kryesore në sondazhe, demokratja Hillary Clinton humbi përballë Donald Trump, rishtas në politikë për të marrë drejtimin e Shtëpisë së Bardhë.  Gjatë fushatës, miliarderi populist vuri në pikëpyetje stabilitetin apo funksionimin e aleancave të vjetra, në plan të parë atë të NATOs-s, marrëveshjen globale të Parisit për klimën apo të negociatave bërthamore me Iranin.

Qëndrimi i tij kundrejt presidentit rus Vladimir Putin, ku ai ngre lart cilësitë e këtij të fundit, janë fakte shqetësuese në Evropë.    Përtej pikëpyetjeve të shumta që konturojnë të ardhmen e politikës së jashtme amerikane, një numër i konsiderueshëm i vendeve të BE-së pyesin gjithashtu në lidhje me efektin rikoshet të fitores së bujshme të shtatëdhjetëvjeçarit.

“Ata janë shumë të shqetësuar pasi të njëjtat forca populiste dhe nacionaliste, qoftë mbi çështjen e imigracionit apo të tregtisë së lirë kanë një ndikim politik mjaft të fortë në Evropë”, theksoi Heather Conley, që vë në kujtesë zgjedhjet e ardshme, në plan të parë presidencialet franceze në pranverë të 2017.Të martën ai do të mbërrijë në Greqi ku pritet të kryejë vizitën e tij të parë.

Barack Obama do të takohet me presidentin Prokopis Pavlopoulos dhe kryeministrin Alexis Cipras, në mënyrë të veçantë për të shprehur mirënjohje për “zemërgjerësinë e spikatur” të qeverisë dhe popullit grek kundrejt refugjatëve dhe migrantëve

.

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Afrim Kurti zgjidhet kryetar i Klubit të Gazetarëve “Haki Braha” në Ferizaj

Klubi i gazetarëve "Haki Braha" në Ferizaj, në kuvendin e mbajtur me 15.05.2024, në mënyrë unanime ka zgjedh gazetarin...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img