05,05,2024

Nxënësit lirohen nga pagesa e Testit të Maturës

Must Read

Ministria e Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë ka marrë dy vendime që kanë të bëjnë me mbarëvajtjen e Provimit të Maturës Shtetërore

Vendimi i parë është vendimi për lirimin nga pagesa për nxënësit që hyjnë në Provimin Shtetëror të Maturës dhe vendimi i dytë që nxënësve që i nënshtrohen Testit të Maturës Shtetërore t’u ndalohen telefonat mobilë në qendrat e testimit, si dhe kopjimi gjatë mbajtjes së provimit.

Këto vendime, Ministria i ka marrë në bazë të rekomandimeve të Komisionit Shtetëror të Maturës, i cili unanimisht ia ka rekomanduar këto vendime ministrit Bytyqi në mbledhjen e mbajtur sot.

Me këto vendime, nxënësve që u gjendet telefon mobil në qendër të testimit, ose zihen duke kopjuar, do të përjashtohen nga testi për atë afat të testimit.

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Aid Sahiti fitues i turneut Memorial “Agim Ramadani” në garën e peshkimit

Kurse ekipi “Agora” nga Ferizaj zuri vendit e tretë Peshkatari ferizajas Aid Sahit nga klubi i peshkimit “Agora” në garën...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img