Se sukseset e Gjimnazit “Kuvendi i Arbërit” nuk kanë të ndalur e tregon edhe rasti i nxënësit, Hekuran Salija, i cili së fundi doli i pari në garat republikane të Fizikës për klasat e dymbëdhjeta të mbajtura në Prishtinë. Ky sukses i këtij nxënësi lidhet me punën e mirë të mësimdhënësve dhe përkushtimit të këtij djaloshi.
“Ky rezultat është arritur falë punës së përbashkët. Garat kanë qenë sfiduese dhe në fund janë kurorëzuar me rezultate të mira” është shprehur Hekuran Salija.
Ndërsa në anën tjetër edhe mësimdhënësit kanë folur për punën e mirë që po bëhet në në këtë institucion të dijes. Profesori i Fizikës, Ylber Ukshini, thotë se në Gjimnaz ka nxënës të cilët me punën e tyre dëshmojnë më së miri përkushtimin për punën e mirë që bëhet.
“Të jesh më i miri në nivel të Republikës është rezultat që duhet përshëndetur, ngase konkurenca ishte e atillë që duhet respektuar” ka shtuar profesori Ylber Ukshini.
Për më tepër bëhet e ditur se fituesi i këtij niveli do të merr pjesë në gara ndërkombëtare që pritet të mbahen në Tel Aviv të Izraelit dhe Riga të Latvia.