Një femër nga komuniteti boshnjak ka lajmëruar Policinë në Pejë, se është sulmuar seksualisht.
Rasti është lajmëruar në Polici më 4 shtator 2018.
“Ankuesja femër K/boshnjake, njofton se është sulmuar seksualisht nga i dyshuari mashkull K/boshnjak. Pas intervistimit i dyshuari lirohet, kurse rasti i proceduar mbetet nën hetime”.
Për sulmin seksual u raportua se dyshohej ta ketë kryer ish-ministri dhe deputeti, Numan Baliq.
Megjithatë, ai për klankosova.tv i ka mohuar të gjitha akuzat, duke i cilësuar “si shpifje ndaj tij”.
“Të ju them të drejtën nuk është aspak lajm i vërtetë. Është shpifje nga qarqet e caktuara politike që janë kundër meje”.
“Deri tani kam dalë krejtësisht i pafajshëm, nuk ka asnjë provë për sulm – është vetëm një shpifje që është paraqitur”.
“Rasti është paraqitur në polici nuk është gjetur asnjë provë se unë kam bërë diçka”, ka thënë ai për klankosova.tv