Juventusi ka bërë një tjetër hap të rëndësishëm drejt titullit të pestë radhazi në Serie A duke e mposhtur Milanin në San Siro me rezultat 2-1.
Që nga fillimi i ndeshjes, skuadrat bënë lojë të hapur dhe nuk bazoheshin në lëvizje taktike, por në lojë sulmuese.
Rezultati u zhbllokua në minutën e 18-të, kur pas një harkimi të mirë nga Balotelli, Alex goditi me kokë, ndërsa Buffon nuk arriti ta ndalte.
Nga ky moment, Bianconerët e shtuan presion dhe arritën ta barazonin rezultatin. Pas kombinimeve me Moratan, Mario Mandzukic e dërgoi topin në rrjet (27’).
Skuadrat shkuan në pushim me shifra identike, ndërsa fillimi i pjesës së dytë ishte më i mirë për Rossonerët. Mirëpo, përkundër tentativave, u mungoi efektiviteti dhe pasoi ndëshkimi.
Paul Pogba fillimisht e goditi shtyllën nga gjuajtja e lirë, ndërsa më pas shënoi golin e përmbysjes. Marchisio harkoi nga këndi, francezi e ndali topin me gjoks dhe e dërgoi në rrjet (65’).