25,04,2024

Nuk ndalet Isa Mustafa: edhe sot numëron një seri suksesesh të Qeverisë së tij!

Must Read

federica-mogherini-isa-mustafa-foto-xhemail-sllovinja-8_3059

Kryeministri i Republikës së Kosovës, Isa Mustafa edhe sot ka vazhduar me një listë suksesesh, që ai thotë se janë arritur nga Qeveria që ai drejton gjatë vitit 2015.

Disa prej sukseseve të kryeministrit të renditura në një listë të thjeshtë në Facebook, ai thotë se janë edhe pavarësimi i legjislativit, integrimi i komunave veriore në sistemin e drejtësisë, reformat në administratën publike, ndryshimi i Ligjit për Prokurim Publik etj.

Një listë të tillë suksesesh kryeministri e postoi edhe dje në Facebook, ku tha se Kosova ka shënuar rritjen më të madhe në rajon gjatë vitit paraprak, prej 3.6 për qind.

Postimi i plotë i kryeministrit Mustafa:

Qytetarë të nderuar,
Me respekt po ju informoj se këto janë disa nga të arriturat e Qeverisë që unë e drejtoj, në vitin 2015, në fushën e qeverisjes së mirë dhe fuqizimit të ligjit:
– Pavarësimi i plotë i legjislativit, me ndryshimet e Kushtetutës dhe ligjeve;
– Integrimi i komunave veriore në sistemin e drejtësisë dhe shpërbërja e strukturave të mbrojtjes civile;
– Përgatitja dhe procedimi i 80 projektligjeve në Kuvendin e Kosovës;
– Reformat e rëndësishme në administratën publike.
– Përmirësimi i financimit dhe infrastrukturës fizike të prokurorisë dhe gjyqësorit ;
– Punë e vlerësuar lart e Policisë së Kosovës në menaxhimin e të gjitha situatave;
– Qeveria ka qartësuar qëndrimin e saj se nuk do të lejojë në asnjë rast që njerëzit e lidhur me korrupsion dhe krimin e organizuar të jenë pjesë të saj ose të organeve që ajo i emëron. Është bërë ndryshimi i Ligjit për Prokurim Publik, kompletimi i Komisionit Rregullativ të Prokurimit Publik, ndryshimet në Organin Shqyrtues të Prokurimit Publik, përgatitja e platformës për fillimin e prokurimit elektronik nga viti 2016, suspendimi i shërbyesve civil ndaj të cilëve ishin ngritë aktakuza;
– Për herë të parë Agjencia Kosovar e Privatizimit bëri transparente rastet e uzurpimeve të pronave shoqërore. Po bëhen transparente edhe rastet e privatizimeve.
– Rishikimi nga Qeveria dhe ministritë i vendimeve dhe kontratave të cilat mund të cenojnë konkurrencën apo mund tu shërbejnë monopoleve dhe grupeve të interesit;
– Kuvendi, me propozim të Qeverisë, aprovoi Ligjin, i cili ndalon bashkimin e qytetarëve tanë në konflikte të jashtme.
– Qeveria aprovoi strategjinë për luftën kundër ekstremizmit të dhunshëm që qon në terrorizëm;
– Policia, AKI, organet e drejtësisë janë treguar efikase në parandalimin e shkuarjes së individëve nga Kosova në konfliktet e jashtme. Për 7 muajt e fundit nuk është shënuar asnjë rast i bashkangjitjes në konflikte të jashtme.IM

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Dr Fitim Goga, emërohet UD i Drejtorit Mjekësor të Spitalit të Ferizajt

Ditë më parë, Dr Fitim Goga, është emëruar UD i Drejtorit të Spitalit të Ferizajt. Emërimi i tij lidhet me...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img